Shkurt.ch

Dënohet me 150 miliardë dollarë për djegie të një fëmije!

Një gjykatë e Texas-it ka dënuar një person me një shumë rekorde prej 150 miliardë dollarësh për dëmin që i ka shkaktuar një familjeje, i akuzuar se e ka djegur rëndë djalin e saj të vogël

Më 28 qershor 1998, Don Wilburn Collins, i cili atëherë ishte 13-vjeçar, e kishte lidhur në një pemë djaloshin 8-vjeçar në atë kohë (Middleton Robbie), ku e ka spërkatur me benzinë dhe e ia ka futur flakën. Djaloshi pas kësaj ka pësuar djegie shumë të rënda që i kanë shkaktuar kancer të lëkurës, prej të cilit ai vdiq më 2011.

“Trupi gjykues ka rënë dakord për këtë dënim prej 150 miliardësh për t’ u siguruar që mesazhi i familjes do të dëgjohej”, ka thënë avokati i prindërve të djalit të vdekur, Craig Sico.

Rekordi e mëparshëm i regjistruar nga SHBA-ja (Gjykata e Floridës) ishte prej 145 miliardë dollarësh kundër një kompani të duhanit.