10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
Jeta në qiell e Fjolla Gagicës
Fjolla Gagica për albinfo.ch flet lidhur me profesionin që ushtron, jetën e saj në qiell, vështirësitë dhe kënaqësitë që sjell puna e saj, raportet me klientë e sidomos me bashkatdhetarët tanë, kosovarë
Ajo ka zgjedhur një profesion jo shumë të zakonshëm te shqiptarët. Ndonëse është dëshirë e shumë vajzave, stjuardesat deri në vitet e fundit, në Kosovë mund t`i shihnim vetëm në televizion. Por, një konkurs i hapur nga kompania ajrore “Adria Airways”, bëri që Fjolla Gagicës t’i realizohet një ëndërr të cilën e kishte që në fëmijëri. Tash gjashtë vite, Fjolla është e punësuar në profesionin e stjuardesës në kompaninë sllovene “Adria Airways”. E diplomuar në fakultetin ekonomik – dega menaxhment informatikë në Prishtinë,
albinfo.ch: Kur ju lindi dëshira për t’u bërë stjuardesë?
Fjolla Gagica: Sikur secila vajzë tjetër që ka simpati për këtë profesion, këtë simpati e kisha edhe unë që në fëmijëri. Mirëpo, meqenëse stjuardesat ne kosovarët ishim mësuar t`i shihnim vetëm në TV, kjo dëshirë filloi thuajse të shuhet. Megjithatë, rastësisht një ditë pash në gazetë një konkurs, ku kompania “Adria Airways” kërkonte të punësonte stjuardesë në Kosovë. Këtu pastaj ëndrra ime u bë realitet.
Prej sa vitesh punoni në këtë profesion?
Këtë profesion e ushtroj prej rreth 6 vitesh, kurse kompania për te cilën punoj është kompani sllovene e quajtur “Adria Airways” e cila operon që nga viti 1961 në Evrope dhe jashtë saj. Po ashtu, është një anëtare e rrjetit të njohur “Star Alliance”. “Adria Airways” para disa vite ka hapur edhe bazën në Kosovë ku është bërë i mundur punësimi ynë.
Cilat ishin kushtet për të punuar si stjuardesë?
“Adria Airways” ka kërkesat e saj të cilat duhet të plotësohen nga ana e aplikuesit. Disa nga kërkesat janë: Njohja e gjuhës angleze, të jesh fizikisht i/e gatshëm për punë, energjik/e, profesional/e, miqësor/e.
Sa femra kosovare punojnë në këtë profesion?
Numrin e saktë nuk e di, por numri i femrave kosovare që punojnë në kompaninë “Adria Airways” është gjashtë.
Si është të jesh stjuardesë dhe të jetosh në qiell?
Të jesh stjuardesë ka anët e mira dhe anët pak më të vështira. Anët e mira janë se gjithmonë jemi ne kontakt me njerëz, gjë që asnjëherë nuk është e mërzitshme, kurse sa i përket anëve më të vështira, është fillimi i punës në orare të ndryshme. Jeta në qiell është e tëra adrenalinë!
Mund te na tregoni si duket një ditë e zakonshme e punës?
Zakonisht dita fillon me paraqitjen në punë, që tek në është në Aeroportin e Prishtinës. Pason takimi i pjesës tjetër të ekuipazhit dhe diskutimi mbi fluturimin, gjërat e veçanta që mund t’i kemi në fluturim dhe përgatitjet për fluturim. Në aeroplan bëjmë përfundimin e disa procedurave te zakonshme para arritjes së pasagjerëve siç janë: kontrollimi i pajisjeve emergjente, pranimi i furnizimit me ushqim të freskët për çdo fluturim etj. Pastaj vazhdojmë me pritjen e pasagjerëve, ofrimin e ndihmës nga ana jonë si dhe bërjen gati për nisje. Gjatë fluturimit, ne mundohemi të jemi sa më në dispozicion të pasagjerëve në mënyrë që të mundësojmë një fluturim sa më të këndshëm dhe komod. Pak, a shumë kështu vijon tërë dita edhe në fluturimet pasuese.
Zakonisht udhëtimet e juaja janë me bashkudhëtarët tanë. Si është reagimi i tyre kur kuptojnë që jeni nga Kosova dhe flisni shqip?
Momentet kur e kuptojnë se jemi shqiptare, janë mjaft të këndshme. Pasagjerët, nganjëherë na shikojnë të befasuar kur na dëgjojnë duke folur shqip, ndërkohë menjëherë pason pyetja: Shqiptare je, a ? Gjithsesi, janë shumë të lumtur dhe ndihen krenarë qe ne jemi duke punuar aty.
Si sillen ata gjatë udhëtimit ?
Kryesisht sillen shumë mirë, janë shumë miqësorë, sepse mund të shprehen më lehtë në gjuhën tonë, gjë që ua bën edhe më të lehtë parashtrimin e pyetjeve të ndryshme si: Nga je?, e kujt je? , a je e interesuar të martohesh për letra jashtë?, e pyetje të tjera të cilat bëjnë që udhëtimi të bëhet edhe më i shkurtër.
A keni ndonjë rast interesant që ju ka ndodhur gjatë fluturimit?
Sinqerisht, diçka specifike nuk po më kujtohet, por gjithmonë ka momente të vogla të cilat na zbukurojnë çdo ditë të punës. Momentet më të mira janë kur marrim përqafime nga fëmijët ose personat më të moshuar kur të kuptojnë që jemi nga Kosova.
Cilat janë kërkesat më të shpeshta që ua bëjnë pasagjerët ?
Kërkesa më e zakonshme është ulja në një rend me familjarët. Në bileta u caktohen vende të ndryshme dhe pastaj kur hyjnë në aeroplan kërkojnë të ulen së bashku. Tjetër kërkesë e tyre është që ata të ulen në radhët e para të aeroplanit si dhe ngritja në këmbë para se aeroplani të zbresë të aeroportin e caktuar. Në përgjithësi, janë kërkesa të thjeshta që sipas mundësive mundohemi t`ua përmbushim të gjithëve.
Cili është vendi më i bukur që keni vizituar?
Bota ka vende shumë të bukura, por nganjëherë vendi të cilin e ke më afër të pëlqen më shumë. E i tillë është Sllovenia. Është një shtet shumë i pastër me gjelbërim, mbase më pëlqen edhe pse i kemi kolegët atje dhe gjithmonë na kanë pritur në mënyrën më të mirë.
Po fluturimi më i frikshëm cili ka qenë?
Nuk kam pasur ndonjë problem serioz gjatë fluturimit që do e mbaja në mend, kurse sa u përket gjërave të vogla, ato harrohen shpejt.
Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Plane për të ardhmen kam shumë po sa realizohen nuk e di. Aktualisht mendoj të vazhdoj të ushtrojë profesionin që e kam tani, por pa e lënë prapa edhe jetën personale.
Mendoni se kjo është puna që ju do ta bëni gjithmonë?
Për momentin mendoj që po. Se çfarë ndodhë më vonë, nuk e di.
“Nga je, e kujt je, a do të martohesh për letra?”
Kryesisht sillen shumë mirë, janë shumë miqësorë, sepse mund të shprehen më lehtë në gjuhën tonë, gjë që ua bën edhe më të lehtë parashtrimin e pyetjeve të ndryshme si: Nga je?, e kujt je? , a je e interesuar të martohesh për letra jashtë?, e pyetje të tjera të cilat bëjnë që udhëtimi të bëhet edhe më i shkurtër.
Foto Bujar GASHI
Të tjera nga 10 arsyet për të vizituar tokat shqiptare
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa