Bota
A po u vjen fundi automjeteve me benzinë dhe naftë?
Që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do të ketë vetëm automjete elektrike.
“Brenda një afati të shkurtër duhet të marrë fund teknologjia e motorëve me djegie të brendshme”, tha eksperti për transportin i CDU-së Oliver Wittke për Deutschlandfunk. Wittke ju referua planeve të Britanisë së Madhe që duke filluar nga viti 2040 të ndalojë shitjen e automjeteve me naftë dhe benzinë. Shkatërrimi i mjedisit është shumë i lartë, tha për BBC-në ministri i Mjedisit Michael Gove.”
Partia konservative ka premtuar se deri në vitin 2050 nuk do të ketë më automjete me naftë ose benzinë në rrugët tona”, tha Gove. Kjo do të thotë që nga viti 2040 nuk do të lejohet regjistrimi i makinave të reja me benzinë dhe naftë, por në rrugët e Britanisë do ketë vetëm automjete elektrike. Franca gjithashtu planifikon një ndalesë të tillë nga viti 2040.
Tani edhe Gjermania në konsultim me partnerët evropianë duhet të caktojë një datë për ndalimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme, shkruan deutsche welle. Ministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kritikuar në lidhje me këtë, ministrin e Transportit Alexander Dobrindt, që sipas tij nuk ka marrë masa të mjaftueshme që në fillim për këtë krizë. “Ministri Dobrindt gjatë gjithë kohës nuk na ka mbështetur aspak” tha Kretschmann për ARD-në.
Greenpeace kërkon ndalim që në vitin 2025
Poltikanët Gjermanë kërkojnë një takim mes qeverisë dhe kompanive automobilistike në fillim të gushtit, për të folur për ndryshimet dhe heqjen dorë nga motorët me naftë dhe benzinë. Kretschmann është më i kujdeshëm në parashikime dhe kërkon që makinat me naftë të përmirësohen që në mënyrë efektive të ulet niveli i dëmtimit të mjedisit nga grimcat. Nëse nuk arrihet kjo, ai mendon se këto automjete duhe të nxirren nga qarkullimi.
Organizata për mbrojtjen e mjedisit Greenpeace thotë se kjo nuk mjafton. Experti për transportin i Greenpeace, Tobias Astrup, i bën thirrje qeverisë gjermane që të marrë masa të nevojshme duke thënë: “Vetëm nëse këto qëllime arrihen deri në vitin 2025, industria themelore e Gjermanisë do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesën e saj dhe atë të planetit.”
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!