Lajme
Ambasada amerikane rekomandon të vizitohet Kalaja e Prizrenit
Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka sugjeruar që të vizitohet Kalaja dhe qyteti i Prizrenit
Qyteti i Prizrenit është njëri nga më të bukurit në Kosovë e rajon dhe njëri ndër më të vizituarit, me shumë vende historike e kulturore.
Njëra nga vendet më të vizituara është Kalaja e Prizrenit. Së fundi Kalanë e ka vizituar ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, raporton albinfo.ch.
Ambasada e Amerikës në Prishtinë me anë të një njoftimi në rrjetet sociale ka sugjeruar që të vizitohet Kalaja dhe qyteti i Prizrenit.
“A keni qenë kohët e fundit në Kalanë e Prizrenit? Nëse jo, atëherë patjetër duhet të planifikoni ta vizitoni sa më shpejt! Për shkak të punëve shumë të vështira të bëra, ka shumë ndryshime të reja për t’i parë! Ambasadori Delawie ishte për të parë përparimin”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje