Zhvillim

Mërgimtarët, të gatshëm të investojnë në Drenas

Disa prej tyre kanë shprehur gatishmërinë edhe për të sjellur investime në Komunën e Drenasit nga bizneset evropiane dhe nga Kanadaja, por edhe nga bizneset familjare të mërgimtarëve tanë

Në Drenas po mbahen “Ditët e Mërgatës”, ku po zhvillohen shumë kulturore dhe artistike. Mërgimtarët kanë pasur edhe një takim me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovci.

 

Mërgimtarët të cilët ishin prezent në këtë takim, janë shprehur të kënaqur me qeverisjen lokale në Drenas. Disa prej tyre kanë shprehur gatishmërinë edhe për të sjellur investime në Komunën e Drenasit nga bizneset evropiane dhe nga Kanadaja, por edhe nga bizneset familjare të mërgimtarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Komunës, përcjell albinfo.ch.

 

Nga mërgimtarët, kryetari Lladrovci ka marr edhe këshilla e sugjerime për projektet që kanë vlerësuar se janë të nevojshme për Drenasin.

 

Gjatë këtyre ditëve do të organizohen shumë ngjarje, pikërisht për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.