Tematike
Fëmijët e ekspozuar në rrjetet sociale: “Nëse i doni, mos i publikoni!”
Përkundër disa paralajmërimeve, prindërit vazhdojnë të postojnë dhe të ndajnë në Facebook apo Instagram fotot e fëmijëve të tyre. Në të ardhmen, ata mund të rebelohen kundër këtij fenomeni. Albinfo.ch ju sjell ca këshilla
Respektoni reputacionin e tyre
Disa kërkojnë të drejtën e autonomisë dhe të privatësisë së fëmijëve, duke përfshirë foshnjat. “Vajza ime ka të drejtë të kontrollojë imazhin e saj. Imazhi i saj nuk është pronë imja. Edhe pse ajo ka 9 muaj”.
Më tej, disa të tjerë thonë se detyra e prindërve është të mos i ngarkojnë fëmijët e tyre me një të kaluar me foto dixhitale, një e kaluar e cila më vonë mund t’i dëmtojë ata. Disa nuk mungojnë të na rikujtojnë se prej momentit që fotografitë janë postuar në internet, imazhet mund të shikohen nga të gjithë, duke përfshirë edhe grabitqarët seksualë ose pedofilët e rrjeteve. Por, megjithatë, disa prindër vazhdojnë të bombardojnë rrjetet sociale me fotografitë e fëmijëve të tyre, njofton albinfo.ch.
Histori e rreme, por e mundshme
Këtyre çështjeve morale apo etike, i shtohet edhe çështja ligjore. Sa për kujtesë, para dy muajsh, të gjitha faqet e lajmeve patën shkruar për historinë e vajzës austriake (18 vjeçe), e cila kishte vendosur të padisë prindërit e saj për shkelje të privatësisë së saj. Ajo i akuzoi ata se kanë publikuar 500 fotot e saj në situata të ndryshme kur ishte adoleshente. Vajza pati thënë se i konsideronte këto postime të turpshme, si dushi i parë ose derdhja e ujit gjatë natës. Kjo histori është ndarë nga 700 miq. Ndërkohë, prindërit e saj vazhdonin të pohonin se ata janë autorë të imazheve të botuara dhe që refuzonin t’i tërhiqnin ato.
Më vonë u mësua se kjo histori ishte e rreme, por megjithatë mbetet prapëseprapë e mundshme. Një rast që mund të ndodhë plotësisht, me fëmijët e parë të ekspozuar në FB, i themeluar më 2004 . Të mos harrojmë se këta fëmijë e kanë ligjin në anën e tyre, së paku në Zvicër, ku kodi civil është shumë i qartë. Edhe një i mitur mund të ushtrojë këtë të drejtë mbi fotot e tij nëse konsiderohet se është i aftë për një gjë të tillë, shpjegon avokati zviceran, François Charlet.
Çfarë duam të tregojmë duke treguar pasardhësit tanë?
Kjo shtron një pyetje tjetër: çfarë duam të dëshmojmë duke i publikuar fëmijët tanë? Sipas psikologut klinik, Michael Stora, i cili vajton ardhjen e fëmijës-trofe: “Ky është një trend shqetësues, sepse normalisht duam fëmijët tanë pa pritur asgjë në këmbim. Në rastin e fotografive të postuara në rrjetet sociale, ne presim një numër të madh të “Like”-ve. Por, megjithatë, ka prindër që i postojnë këto fotografi për t’i ndarë me të afërmit e tyre që gjendën gjeografikisht larg.
Çfarë do të duhej bërë?
Pra, çfarë të bëjmë për të shprehur gëzimin për të qenë një prind apo gjysh, duke respektuar autonominë e fëmijëve? Në mënyrë ideale, mos postoni asnjë foto. Megjithatë, mund të zvogëloni rrezikun duke i botuar në një grup privat ose në një listë të miqve të ngushtë, për t’iu shmangur “tag”- eve, mos jepni informacione shpjeguese shumë personale (emrat, vendndodhja) dhe kërkoni pëlqimin e fëmijës para publikimit, fshini fotografitë që ata nuk i pëlqejnë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?