Shkurt.ch

SVP-UDC nuk kalon në opozitë

Mirëpo vendimin përfundimtar për këtë do ta marrë asambleja e delegatëve të partisë, që mbahet në fund të janarit të vitit 2012

Grupi Parlamentar i SVP-UDC-së i ka rekomanduar përfaqësuesit të kësaj partie në Qeverinë Federale, Ueli Maurer që të vazhdojë të qëndrojë në qeveri.

Me këtë rekomandim, partia më e madhe e Zvicrës shpreh qëndrimin se nuk dëshiron të dalë në opozitë. Grupi parlamentar ka qenë unik në këtë qëndrim.

Mirëpo vendimin përfundimtar për këtë do ta marrë asambleja e delegatëve të partisë, që mbahet në fund të janarit të vitit 2012.

Shefi i grupit parlamentar të SVP-UDC-së, Caspar Baader, në rekomandimin e tij ka thënë se nëse SVP dhe Ueli Mauer mbeten në qeveri, atëherë partia ka hapësirë më të madhe veprimi.

Por, SVP do të ndjekë në mënyrë kritike punën e qeverisë. Kjo domethënë se do të ketë më tepër iniciativa dhe referendume.

Ndryshimet në kreun e partisë, sipas Baader, nuk kanë qenë temë e takimit.