Shkurt.ch

Një teatër me 8 karrige

Në këtë teatër, për shfaqjet teatrore ka vend për tetë shikues ndërsa për shfaqjet e baletit ose të operës, vetëm për gjashtë sish

Në Villach, në landin e Karentenisë së jugut, Austri, është krijuar teatri më i vogël, që funksionon me program të rregullt, në botë.

Në këtë teatër, të quajtur Kremlhof, për shfaqjet teatrore ka vend për tetë shikues ndërsa për shfaqjet e baletit ose të operës, vetëm për gjashtë sish.

Që “të gjithë” shikuesit ulen në rendin e parë, pasi që rend tjetër edhe nuk ka. Ata, për të shikuar shfaqjet, paguajnë vullnetarisht një shumë të hollash që e përcaktojnë vetë.

Gjatë një viti të tërë, në skenën me dimensione 1.30 m X 1.30m, luhen shfaqje të përgatitura aty ose të trupave mysafire.

Teatri, që në të vërtetë është një kasolle druri, tashmë ka marrë cerrifikatën nga Libri i Rekordeve i Ginisit, si teatri më i vogël në botë.