Shkurt.ch
Del Ponte “qëron hesapet” me Calmy Rey
E pyetur nëse ajo me ministren kanë gjetur pastaj gjuhë të përbashkët, ajo është përgjigjur: "Jo, ka qenë tepër vonë për një gjë të tillë
Pas tërheqjes së presidentes Calmy Rey nga posti, ish kryeprokurorja e Hagës, Carla del Ponte ka gjetur rastin të “qërojë hesapet” me të. Ajo ka folur me tone kritike ndaj gruas që, si ministre e jashtme ishte shefe e saj derisa del Ponte punonte si ambasadore e Zvicrës në Argjentinë.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Zeit” ajo thotë se së pari ka qenë ministri i atëhershëm Blocher që është ankuar, në vitin 2007 për faktin se “Carla Del Ponte kushton së tepër mi në Hagë”.
Më vonë, ministrja e punëve të jashtme, Micheline Calmy Rey e kishte dërguar ambasadore në Argjentinën e largët. “Këtë e ka bërë për të më hequr qafe”, është e bindur Del Ponte.
Por, vazhdon ajo, nga kjo “heqje qafe” ka përfituar vetë amsadorja. “Ka qenë një përvojë e re. Ajo që më mungonte, ka qenë më e rëndësishmja, liria për të thënë atë që mendoja”.
Del Ponte ka shtuar se me Micheline calmy-Rey nuk është kuptuar kurrë ashtu si duhet. “Ministrja Calmy-rey dëshironte të më mbante sa më larg. Por unë i jam mirënjohëse. Sepse, Argjentina është një vend i bukur, i largët”.
E pyetur nëse ajo me ministren kanë gjetur pastaj gjuhë të përbashkët, ajo është përgjigjur: “Jo, ka qenë tepër vonë për një gjë të tillë”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve