Zhvillim
Kosovarët vazhdojnë ta preferojnë bregdetin shqiptar
Edhe trendi i investimeve ekonomike të kosovarëve në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 24 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë
Kosovarët gjithnjë e më tepër të interesuar që pushimet e tyre t’i kalojnë në bregdetin shqiptar, pasi që sipas autoriteteve të Tiranës sezoni i sivjetmë turistik e gjen Shqipërinë me një turizëm më cilësor, me më shumë investime e me plazhe më të pastra.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, ka thënë se numri i madh i pushuesve nga Kosova në brigjet shqiptare lidhet me faktin se turistë flasin të njëjtën gjuhë me nikoqirët, por ajo ka numëruar edhe faktorë të tjerë e kryesori është se çmimet në Shqipëri vazhdojnë të jenë më të lira krahasuar me vendet fqinje.
Po ashtu, sipas ministres për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë, Milva Ekonomi, edhe trendi i investimeve ekonomike të kosovarëve në Shqipëri në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 24 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Po ashtu, sipas ministres Ekonomi trendi negativ me – 4 milionë euro sa ka qenë në tremujorin e parë të vitit 2016, ka treguar rritje në rreth 2 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2017, duke shprehur qartë zgjimin e interesit të investitorëve kosovarë për të investuar në Shqipëri.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik