Shkurt.ch
Zvicrës “i zhduken” komunat
Deri në fund të vitit, 79 komuna të Zvicrës do të fuzionohen gjegjësisht do të shkrihen në 23 bashkësi më të mëdha
Edhe këtë vit ka vazhduar në Zvicër tendenca e “zhdukjes” së komunave. Kjo vjen si rezultat i fuzionimit të një numri të madh të komunave të vogla në një numër të vogël të komunave më të mëdha.
Deri në fund të vitit, 79 komuna të Zvicrës do të fuzionohen gjegjësisht do të shkrihen në 23 bashkësi më të mëdha, bën të ditur Enti Federal i Statistikave. Si rezultat, Zvicra do të ketë vetëm 2495 komuna, nga rreth 2550 që ka pasur një vit më parë.
Tendenca e pakësimit të numrit të komunave në Zvicër nuk është vetëm e kohëve të reja. Kështu në vitin 1860 ky shtet ka pasur 3146 komuna, numri i të cilave me kohë ka filluar të zvogëlohet.
Viteve të fundit është shpejtuar edhe më shumë trendi në fjalë.
Në fillim të vitit që vjen, 2012, në kantonin Vaud do të bashkohen 17 komuna për të bërë 4 sosh. Ndërsa 14 komuna në kantonet Bernë, Friburg, Soloturn, Graubünden dhe Aargau do të shkrihen në 7.
Në kantonin e Tiçinos, ne muajin prill, 19 komuna do të shkrihen në 5 sosh.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Bazeli me atmosferën më festive në Zvicër Magjia e Krishtlindjeve në Bazel ka filluar...
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve