Integrimi
Dita ndërkombëtare e migranteve dhe migrantëve: Për çka është fjala?
18 dhjetori është dita, në të cilën mbledhja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara para 21 vitesh aprovoi konventën për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve dhe punëtorëve imigrues. Zvicra deri më tani nuk ka nënshkruar këtë konventë. Me këto ditë të aksionit ne duam pos tjerash të tërheqim vërejtjen edhe për këtë mungesë. Pasi që 18 dhjetori këtë vit i bie në ditën e diele, aktivitete në Zvicër do të zhvillohen kryesisht të shtunën më 17 dhjetor.
Në fundjavën e 16-18 dhjetor 2011 ndodhë një mobilizim në tërë botën për ditën ndërkombëtare të migranteve dhe migrantëve (18.12). Një aleancë e gjerë e sindikatave dhe organizatave ftojnë për zhvillimin e aksioneve të ndryshme edhe në Zvicër. Në qytetet si Cyrih, Bernë, La Chaux-de-Fonds, Morges, St. Gallen apo Gjenevë e qytete tjera janë planifikuar aktivitete më 16 dhe 17 dhjetor.
Mobilizimi në gjithë botën, i cili u iniciua dhe u vendos në forumin social botëror në Dakar, zhvillohet me moton “kundër racizmit dhe për të drejtat e migranteve dhe migrantëve.
Aktivitetet dhe aksionet në fundjavën e 16/17/18 dhjetorit:
• Cyrih: Tavolina dhe shator në Rathausbrücke (afër Stadthaus) „Pas ne s’ka krishtlindje”, të shtunën më 17.12. nga ora 14.00 – 18.00. Shoqëruar me aktivitete kulturore si kor argëtues (Gospelchor), teatër në rrugë, kinema (Harlekino), e të tjera, si dhe me sandviçë.
• La Chaux-de-Fonds: Manifestim në sheshin e qendrës së qytetit tek Migros-i (Métropole Ville), të premten, më 16.12. nga ora 16.30 deri rreth orës 19.00. Me program argëtues,fjalime dhe ushqim.
• Bernë: Në Bubenbergplatz (tek shtatorja), të shtunën, më 17.12. nga ora 13.00. Me bredhin e dëshirave të krishtlindjeve: Migrantët dhe kalimtarët varin dëshirat e tyre në bredh. Këto më pas do ti dorëzohen këshillit të kantonit. Pos tjerash do të ketë edhe tavolina me material informativ, balona, pije të ngrohta, etj.
• St. Gallen: Tavolinë me citate krishlindjesh, të premten, më 16.12. duke nisur nga mesdita. Me verë të zierë deh ëmbëlsira.
• Genf: katër tavolina në kaktër lagje të qytetit apo komuna, pos tjerash në Meyrin, në Paquis tek Place de la Navigation, etj., të premten, më 16.12. nga ora 12.00 – 14.00.
• Sitten: aksion simbolik shpërndarjeje në tregun e krishtlindjeve në Sitten, të shtunën, më 17.12.
• Martigny: aksion simbolik shpërndarjeje, të shtunën, më 17.12.
• Monthey: aksion simbolik shpërndarjeje, të shtunën, më 17.12.
• Aarau: Tavoni supash me kuis mbi temat specifike të migracionit, të shtunën, më 17.12. nga ora 9.00 – 15.00.
• Morges: Tavolinë në tregun në Morges, të shtunën, më 17.12.
• Luzern: Aksion shpërndarje në afërsi të stacionit të trenit, të shtunën, më 17.12.
• Uster: Aksion shpërndarjeje, të premten, më 16.12. ose të shtunën, më 17.12.
• Wetzikon: Aksion shpërndarjeje, të premten, më 16.12. ose të shtunën, më 17.12.
• Lausanne: Tavolinë informative në Place de St Laurent me kuis mbi migrantët në Zvicër dhe me kafe e ëmbëlsira, të shtunën, më 17.12.
• Bern-Köniz: Tavolinë informative në Bläuacker me kuis dhe mbi migrantët në Zvicër dhe me kafe, ëmbëlsira, verë të zier, të shtunën, më 17.12. nga ora 10.00 – 13.30
• St. Gallen: Tavolinë informative tek qeshma në Neugasse me kuis mbi migrantët në Zvicër, si dhe me pije të ngrohta dhe ëmbëlsira, të shtunën, më 17.12. nga ora 9.00 – 16.00.
• Genf: Tavolinë informative tek Plaine de Plainpalais me kuis mbi migrantët në Zvicër, si dhe me pije të ngrohta dhe ëmbëlsira, të shtunën, më 17.12. nga ora 14.00 – 16.30.
Aktivitetet e lartëpërmednura mbështeten dhe barten nga grupi koordinues në nivel kombëtarë i përbërë nga sindikatat Unia dhe Syndicom, «Solidarités sans frontières SOSF», Forumit për integrim të migranteve dhe migrantëve (FIMM), si dhe Unionit të Sindikatave Zvicerane (SGB).
Për infomata të mëtejmë edhe mbi aktivitetet tjera regjionale mund të mësoni ne¨faqen tonë të internetit: www.globalmigrantsaction.ch.
Ne me kënaqësi ftojmë edhe të gjitha mediat e interesuara të marrin pjesë në shoqërimin e aksioneve.
Osman Osmani, Bernë, më 15.12.2011
Dita ndërkombëtare e migranteve dhe migrantëve
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave