Shkurt.ch
“Fëmijët qanin, ndërsa unë u ndjeva e poshtëruar”
Një nënë nuk arriti të fluturojë me aeroplanin “EasyJet”, ndërsa ajo biletat i kishte rezervuar dhe i kishte paguar përmes internetit. Për shkak të problemeve teknike, ajo përjetoi një situatë të hidhur.
Ditët kalojnë, por nënës i ka mbetur kujtimi i asaj dite në aeroport. Më 22 qershor, Bruna Sousa kishte blerë katër bileta avioni për të udhëtuar me dy fëmijët e saj (të moshës 7 dhe 11 vjet) në Porto (Portugali) për pushime. Kjo nënë nga Neuchatel-i kishte parashikuar të bëjë udhëtimin shkuarje-ardhje të njëjtën ditë dhe t’i bashkohet familjes së saj më vonë.
Regjistrimi, i pamundur
Pas rezervimit, ajo regjistrohet në internet në faqen e kompanisë “EasyJet”. Për biletën e saj nuk i del problem, por për biletën e fëmijëve detyrohet të përsërisë disa herë operacionin, gjersa merr mesazhin se shuma prej 460 CHF i debitohet nga llogaria e saj.
Të mërkurën, më 28 qershor, në aeroportin e Gjenevës ajo merr lajmin e pabesueshëm. Stafi i “EasyJet” e njofton se fluturimi është i plotë, por ajo nuk mund të niset. Ajo i tregon stafit të kompanisë se ka rezervuar biletat, madje edhe i ka paguar. Po asgjë nuk i ndihmon: për stafin, regjistrimi nuk është bërë. Stafi e këshillon të shikojë diku tjetër për një fluturim tjetër.
“Mbeta në sallën e madhe të aeroportit e vetmuar, fëmijët qanin, ndërsa unë u ndjeva e poshtëruar”, shpjegon Bruna. Pas ca minutash, shikoja në të djathtë dhe të majtë duke kërkuar një zgjidhje. Për fat të mirë, në zyrën e “Swiss” janë treguar të kuptueshëm dhe më kanë ndihmuar. Kështu që arrita të gjej një fluturim për një total prej 759 frangash”.
Si e shpjegon këtë situatë “EasyJet” ?
“EasyJet” tregon se regjistrimi, i cili mund të bëhet edhe në aeroport, duhet të bëhet brenda 30 ditëve, ose 2 orëve para nisjes. Në këtë rast, zonja dhe dy fëmijët janë paraqitur me vonesë. Këta të fundit kanë qenë të vendosur në listën e pritjes, por nuk ka pasur asnjë anulim të biletës.
“Por, unë i kam paguar biletat”, thotë nëna. Në këtë rast, “thjesht, ju mund të kontaktoni shërbimin tonë të konsumatorëve. Në qoftë se ne nuk mund të ofrojnë një fluturim brenda 48 orëve, ne do të kthejmë biletën dhe ato të blera nga një kompani tjetër për një largim brenda 48 orëve”, thotë një zëdhënës i linjës ajrore. Bruna thotë se stafi nuk i ka propozuar asgjë.
Hidhërimi i nënës i shtohet listës së defekteve të kompanisë që janë raportuar kohët e fundit dhe mungesës së përkujdesjes për klientët e saj. Modeli ekonomik i “EasyJet” arrin në kufijtë e saj, thekson Federata romande për konsumatorë. “Transportuesi ajror vetëm është i koncentruar në përfitime në mënyrë të ekzagjeruar”, mendon Rolin Wavre, kryetar i degës së Gjenevës së Federatës për konsumatorë. Në rast problemi, pasojat veç sa rriten për pasagjerët, të cilët kompania i braktis. Kjo është e papranueshme”.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Sekreti i shijes unike të djathit zviceran Në ndryshim nga djathi industrial, djathi zviceran ka një shije të veçantë. Pse është kështu? Studiuesit...
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër