Bota
Belgjika, vendi me taksat më të larta
Vendi me taksat më të larta është Belgjika, ku punëtorëve u duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e parave që ata fitojnë në formën e taksës mbi të ardhurat dhe të kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.Norma e taksave në Belgjikë është rreth 5 pikë përqindjeje më e lartë se Gjermania, vendi i dytë me taksa më të larta, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave nga raporti i “Taksave mbi pagat 2017”, mesatarisht në 35 vendet anëtare të OECD-së, individët kontribuojnë me rreth një të tretën e pagës së tyre.
Gjithsesi, punëtorët në 10 vendet me normë më të lartë marrin pagesa të larta.
Pas belgëve, të cilët paguajnë 54%, të dytët dhe të tretët, përkatësisht në Gjermani dhe Hungari, individët paguajnë 49.4%, respektivisht 48.2%.
Raporti mat nivelin e taksave mbi të ardhurat personale dhe kontributet për sigurimet shoqërore në secilin vend të OECD-së, duke përllogaritur pagën pas tatimit. Të ardhurave nga pagat u zbriten taksat, kontributet, minus përfitimet familjare të marra si përqindje e kostove të punës së përgjithshme të punëdhënësit.
Sipas Montior, vendet, ku norma e taksave është më e ulët se mesatarja e OECD-së prej 36% janë: Polonia 35.8%, Mbretëria e Bashkuar 30.8%, Irlanda 27.1, dhe Zvicra 21.8%.
Krahas tyre janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 31.7%, Australia me 28.6% dhe Izraeli me 22.1%.
Vendet me normë më të ulët janë Meksika me 20.1%. Zelanda e Re me 17.9% dhe Kili me 7%.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!