Bota

Familjet evropiane kursejnë më shumë

Shkalla e kursimit të familjeve në Eurozonë u rrit përsëri në tremujorin e parë, pas një rënieje të lehtë në fund të vitit të kaluar, treguan vlerësimet statistikore të zyrës evropiane.

Në periudhën prej janarit deri në prill, norma e kursimit të familjeve në zonën e euros u rrit në 12.3 për qind, nga 12.1 për qind, sa ishte nga çereku i fundit 2016, sipas vlerësimit të rishikuar.

Kështu përsëri ka arritur nivelin që është regjistruar në tremujorin e tretë të vitit të kaluar dhe në fillim të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Eurostat, përcjell albinfo.ch.