Jeta në Zvicër
Këshilli Federal në ekskursion: në fokus, transporti rrugor zviceran
Ditën e dytë të shëtitjes Këshilli Federal është ndalur në qytetin kryesor të Kantonit të Obwaldit, në Sarnen dhe në Emmenbrücke (LU). Fokusi ishte këtë herë në zhvillimet e transportit zviceran të rrugëve dhe në promovimin ndërkombëtar të paqes.
Në Emmenbrücke këshilltarët dhe kancelarët federalë u informuan për punën e Zyrës Federale, përgjegjëse për rrugët (Astra). Janë prezantuar tabelat e operatorëve, në të cilat kontrollohet situata e trafikut në gjithë rrjetin e autostradave zvicerane nga Emmenbrücke. Gjithashtu janë ngritur pyetje mbi teknologjinë e ardhshme të transportit zviceran.
Më pas Këshilli Federal udhëtoi në Alpnach, së bashku me përfaqësues të qeverisë kantonale të Lucernit, përcjell albinfo.ch.
Qendra e kompetencës SWISSINT paraqiti disa module trajnimi për misionet ndërkombëtare për promovimin e paqes.
Në drekë, në restorantin e aeroportit, Këshilli Federal u takua me anëtarët e ushtrisë zvicerane dhe vëzhguesit. Pastaj, në një shëtitje në Sarnen u takuan me qytetarët në zemër të Obwalden-it.
Programi i ditës së parë, i përmbledhur nga presidentja zvicerane, Doris Leuthard, u përqendrua në çështjet e edukimit dhe inovacionit dhe në të njëjtën kohë kanë vizituar kështjellën Wildegg. Anëtarët e Këshillit Federal dhe kancelarët federalë shfrytëzuan mundësi të shumta gjatë udhëtimit të tyre për të shkëmbyer ide me qytetarët.
Këshilli Federal dëshiron të shprehë mbështetjen për të gjitha rajonet e Zvicrës. Kjo është arsyeja pse ministrat filluan që në verën e vitit 2010 të mbajnë takime të rregullta jashtë ndërtesës së Parlamentit dhe të takohen me qytetarë nëpër vendbanime të ndryshme.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?