Integrimi
Organizim madhështor në Lozanë
Manifestimi kantonal i Vaud për nder të Ditës së Flamurit, i mbajtur më 27 nëntor 2011 në Lozanë
Më 27 nëntor 2011 Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në kantonin Vaud festoi në mënyrë madhështore 99 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit.
Skena e përgatitur për bukuri nga piktori Samedin Asllani duke përdorur punimet e nxënësve të Shkollës Shqipe nga Lozana është gjëja e parë që të tërheq vërejtjen në hyrje të sallës.
Prezent në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadori Mehmet Elezi nga Shqipëria dhe ambasadori Ramadan Nazifi nga Maqedonia.
Traditë është që fjalën hyrëse nëpër manifestime ta lexojnë nxënësit e klasës së nëntë. Kësaj here radhën e kishte Genta Azemi, nxënëse e rregullt e Shkollës Shqipe nga Lozana.
Siç dihet më, në manifestimet që organizohen në Lozanë, nxënësit janë ata që këndojnë, vallëzojnë, recitojnë dhe e udhëheqin manifestimin. I tërë programi është shkollor dhe kjo është një kënaqësi e veçantë që edhe mirëpritet nga prindërit, nxënësit e pjesëmarrësit në përgjithësi
Kësaj radhe salla e madhe në « Grand-Vennes » të Lozanës ishte e vogël për të pranuar të gjithë prindërit, nxënësit dhe bashkatdhetarët tanë që kishin ardhur të festojnë së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.
Për më shumë lajme si dhe pamje të këtij evenimenti : http://www.lapsh-lozan.com/Manifestime/Arkivi/28nentor2011-l.htm
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj









