Jeta në Zvicër
Zvicra ndan 36 milionë franga për shkollim në vendet e varfra
Këshilli Federal i Zvicrës ka marrë vendim për vazhdimin e mbështetjes financiare për Partneritetin Global për Arsimim (GPE) për periudhën 2017-2020 në vlerë prej 36 milionë franga.
Zvicra kontribuon në shkollimin universal duke mbështetur sistemet arsimore në vendet më të varfra dhe me mbështetjen e këtij fondi, deri në vitin 2014 janë regjistruar nëpër shkolla 64 milionë fëmijë shtesë.
Arsimimi luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e varfërisë duke ofruar mundësi për fëmijët dhe të rinjtë që të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës dhe për t’i integruar ato në tregun e punës.
Edukimi është gjithashtu një mjet për të përmirësuar kushtet socio-ekonomike të vendeve më të varfra, si dhe ato të popullatave migruese, refugjatëve ose refugjatëve të brendshëm në vendet pritëse ose në vendet e tyre të origjinës.
Thuhet të jetë bërë progres në shkollimin fillor, por sfidat mbeten për të siguruar një arsimim bazë cilësor në nivel universal.
Në mbarë botën, 263 milionë fëmijë dhe të rinj ende nuk janë të regjistruar, pothuajse gjysma e të cilëve jetojnë në zona konfliktesh.
Me mbështetjen e GPE-së, deri në vitin 2014 janë regjistruar 64 milionë fëmijë shtesë. Përqindja e fëmijëve që përfundojnë ciklin primar është rritur me 7.6% në vendet partnere të GPE-së (2008-2012). Numri i fëmijëve që kanë mbetur jashtë bankave të shkollës u zvogëlua me 4.4% në vendet partnere të GPE-ve dhe 2.9% në të gjitha vendet në zhvillim. Në vitin 2002, 56% e vajzave përfunduan shkollën fillore.
Gjatë dekadës së fundit, Partneriteti Global për Arsim (GPE) kanë investuar drejtpërsëdrejti më shumë se 4.6 miliard dollarë . Shpenzimet publike për arsimim në vendet partnere të GPE-së u rritën nga 3.9% në 4.8% të PBB-së ndërmjet viteve 2000 dhe 2011.
Zvicra është një anëtare me ndikim e Partneriteti Global për Arsimim GPE dhe ka qenë anëtare e saj që nga viti 2015.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat Nëse tashmë keni një punë në Zvicër, ose jeni duke kërkuar një të tillë, mund të...
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë