Lajme

Tjetër atraksion në Shqipërinë e Bukur, Gjiri i Gramës në Dhërmi

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rreze të shpatit perëndimor, shumë të thikte tij në Orikumin e afërt

Vendet turistike dhe mjaft atraktive në Shqipëri po përmenden shumë nga mediat ndërkombëtare. E tillë është edhe Gjiri i Gramës në Dhërmi, raporton albinfo.ch.

Gjiri i Gramës në Gadishulli i Karaburunit i njohur si Gjiri i Grammatas, ndodhet në rreze të shpatit perëndimor, shumë të thikte tij në Orikumin e afërt.

Gjiri i Gramës ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi përgjatë këtij bregdeti të rrezikshëm në vështirësitë e motit. Ky gji ka shërbyer fillimisht si zonë e shfrytëzimit të gurit lokal, në gurore të mëdha, gjurmët e të cilave duken edhe sot në të dy shpatet.

Emri i Gramës është i lidhur në mënyrë të qartë me mbishkrimet e gdhendura që në antikitet, mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, aty numërohen me shumë se 1500 mbishkrime.

Ky vend turistik po vizitohet nga shumë turistë nga Kosova, por edhe të huaj që mahniten me bukuritë e këtij vendi. Gjithashtu është një vend ideal për adhuruesit e aventurizmit.