Made in Kosova
COOP-i mbush vitrinat me ujin kosovar, DEA edhe në Zvicër
Fituesi i disa çmimeve vendore e ndërkombëtare për cilësi, uji DEA, vjen në marketet më të njohura të rrjetit ushqimor "COOP", në Zvicër. Uji që pihet nga ushtarët amerikanë dhe servohet kudo në restorantet e Kosovës, ka burimin në thellësinë e nëntokës së bjeshkëve të Zhegocit i cilësuar si një nga ujërat më të lehta oligo minerale që pihet për shëndet e jetë.
Uji i njohur kosovar DEA, ka bërë hapin tjetër të madh duke depërtuar në rrjetin e njohur të marketeve të COOP-it në Zvicër. Uji DEA është shpërndarë në të gjitha vitrinat e COOP-it ku janë të vendosura produktet tjera ballkanike.
DEA ka një burim uji të pasur me minerale të nevojshme për nevojat e trupit të njeriut dhe gjendet në treg me ujin natyral, mineral dhe ujin për bebe.
Fituesi i disa çmimeve vendore dhe ndërkombëtare ka burimin në rrafshinat e masivit të bjeshkëve të Zhegovcit në komunën e Gjilanit dhe ka të punësuar mbi 250 punëtorë që kujdesen për cilësinë e lartë të ujit.
Uji posedon minerale të shumta për të cilat ka nevojë trupi i njeriut, siç janë kalciumi, magnezi e bikarbonatet e tjera.
Çmime ndërkombëtare për cilësi
Në pranverë të këtij viti, uji “DEA” është vlerësuar nga Business Initiative Directions me çmimin platin ERA në kategorinë “Çmime ndërkombëtare për cilësi”.Po ashtu kohë më parë, ujin DEA e ka vlerësuar edhe instituti zviceran „Icertias“ si më i miri i ambalazhuar në Kosovë, duke i ndarë çmimin “Bestbuyaward”.
“Aktualisht, uji DEA eshte kontraktues i bazave të ushtrisë amerikane në Kosovë, Bullgari, Rumani, Gjermani, Hungari, Kroaci, Slloveni e në vende të tjera”, njofton menaxheri i kompanisë Adea Group shpk, Alban Shala.
Dea ka filluar prodhimin në vitin 2004, si pjesë e grupit të biznesit Adea Group shpk me bizneset e Viva Frutta, Compact Petrol dhe hotel Kristalit në Gjilan.
Në dy vitet e para, kompania ka depërtuar me sukses në tregun e Kosovës, ku përveç në markete, është uji më i preferuar edhe i shumë restorantëve. Uji gjilanas eksportohet në Shqipëri e Maqedoni dhe tani edhe në Zvicër.
Laboratorët e ushtrisë amerikane, garantues të cilësisë së ujit Dea
Dea kontrollohet gjatë gjithë kohës nga laboratorët e ushtrisë amerikane dhe laboratorë vendorë të shëndëtësisë së Kosovës, të akredituar dhe çertifikuar sipas normave të institutit ISO.
“Cilësia e ujit është vërtetuar edhe nga KFOR-i, i cili DEA- n e ka furnizues kryesor ashtu si dhe baza e NATO-s, Ushtria Amerikane në Kosovë dhe ambasadat e huaja, si dhe shumë institucione të jashtme e vendore”, tregon Shala.
Uji DEA është pjesë e kompanisë ADEA GROUP SHPK dhe është i lidhur ngushtë me zhvillimin dhe forcimin e gjithëmbarshëm të shoqërisë kosovare si mënyrë për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë private.
ADEA GROUP SHPK është që prej 27 vjetësh një nga bartësit kryesorë të zhvillimit ekonomik në rajonin e Gjilanit dhe jasht tij në prodhimin e produkteve me cilësi të lartë, gjë që ka bërë të mundur depërtimin e produktit të ujit DEA në marketet e gjigandit zviceran të produkteve ushqimore, COOP.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025