Bota
BE-ja ka ndarë 2.9 miliardë euro për refugjatët në Turqi
2.9 miliardë euro janë zotuar nga BE-ja për refugjatët të cilët janë të vendosur aktualisht në kampet në Turqi. Fondi prej 2.9 miliardësh tashmë është siguruar sipas Komisionit Evropian (KE). Për periudhën 2016 – 2017 është premtuar një total prej 3 miliardë euro.
Në marrëveshjen me Ankaranë tashmë janë nënshkruar 48 marrëveshje me vlerë 1.6 miliardë euro ndërsa deri tani janë paguar 811 milionë euro. Deri në fund të vitit 2017 do të organizohen dhe një tjetër pagesë prej 714 milionë euro nga Brukseli.
Një nga projektet më të rëndësishme është edhe mbështetja socio-ekonomike e refugjatëve sirianë në qendrat e pritjes në Turqi. Këto projekte ofrojnë për refugjatë kurse të gjuhës dhe trajnime për aftësi të tjera.
Ndihma financiare evropiane ishte premtuar për Turqinë në vitin 2015. Pastaj të dy palët ranë dakord për të ndihmuar Ankaranë për të kufizuar presionin e refugjatëve dhe emigracionit të paligjshëm në Evropë. BE premtoi mbështetje financiare për të siguruar kushte më të mira për refugjatët.
Në periudhën 2016 – 2017 do të ndahen 3 miliardë euro për Turqinë, 1 miliard euro nga buxheti i BE-së dhe 2 miliard € nga vendet e komunitetit.
Përveç përmirësimit të aftësive sociale të emigrantëve, fondet janë fokusuar për të përmirësuar kushtet në qendrat e strehimit.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër