CH-Ballkani
Rama, ky artist dhe “zanatli” i politikës
Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë dhe fituesi i sërishëm i zgjedhjeve, i jep rëndësi faktit që të perceptohet si njeri jokonformist Dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të quhet veprim i dështuar. Sepse Edi Rama është jo vetëm politikan i suksesshëm por edhe artist"
Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ), përmes korrespondentit të saj për Ballkanin, Andreas Ernst shkruan gjerësisht për fitoren e Edi Ramës dhe socialistëve të tij në zgjedhjet e 25 qershorit në Shqipëri. Si politikan jokonvencional dhe që thyen tabutë, rizgjedhja e Ramës shihet edhe si një shans i mirë për Ballkanin, transmeton albinfo.ch Ai, me frymën e tij prej artisti dhe politikani të veçantë pritet t`i japë impulse të reja politikës në gadishull.
Para dhjetë vitesh ai vishte çorape të kuqe dhe pantallona elegante. Atëbotë Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Sot, në samitin e fundit për Ballkanin në Bruksel, ai, duke qenë kryetar qeverie ai u paraqit me bluzë të ngushtë, me pantallona të gjera dhe me atlete. Edi Rama, kryeministri socialist i Shqipërisë dhe fituesi i sërishëm i zgjedhjeve, i jep rëndësi faktit që të perceptohet si njeri jokonformist, përcjell albinfo.ch. Dhe kjo në asnjë mënyrë nuk mund të quhet veprim i dështuar. Sepse Edi Rama është jo vetëm politikan i suksesshëm por edhe artist.
Ndryshe nga Churchill pse George W. Bush, Rama nuk e ushtron artin e tij në kohë të lirë por edhe gjatë punës së përditshme, në zyrë. Qeverisja, edhe në Shqipëri nënkupton një radhë të pafund mbledhjesh dhe telefonatash. Gjatë tyre Rama skicon dhe vizaton. Kjo, thotë ai, i ndihmon për t`u përqendruar dhe për të dëgjuar më mirë (tjetrin). Dhe ato që dalin si rezultat, janë parë së fundi në ekspozitën në Nju Jork në galerinë “Goodman”.
Dhe, kemi të bëjmë me politikën, Rama është një mjeshtër i mirë i zanatit. Është e dëshmuar tashmë shkathtësia e tij për të bërë koalicione, për të larguar kundërshtarët e tij nga partia dhe gjithsesi, përmes oratorisë, sharmit dhe karizmës lustron imazhin e tij politik, duke e bërë më të durueshme egon e tij të madhe. Por, gjatë katër viteve në krye të qeverisë në Tiranë ai edhe ka përmbyllur punë me sukses. Aktualisht ekonomia po zhvillohet afër 3 për qind në vit, por, natyrisht, duke u nisur nga një nivel i ulët standardi.
Infrastruktura rrugore dhe lidhjet me fqinjët janë përmirësuar, por mbeten të pamjaftueshme, vlerëson gazeta. Përparime janë arritur edhe në reformën e administratës dhe, shpresohet së shpejti, edhe në drejtësi. Këtu Rama ka shumë punë me “vetingun” që i kërkohet nga BE-ja dhe “skanimin” e gjyqtarëve lidhur me profesionalizmin dhe korruptimin e tyre. Dhe. po shkoi ky proces si duhet, dyert për hyrje në BE, janë të hapura.
Në vazhdim përmendet edhe roli prej “piemonti” që Tirana është akuzuar se po e luan në raport me shqiptarët në regjion dhe për çfarë Rama është akuzuar si avokat i të gjithë shqiptarëve. Por është fakt se ai ka fituar një profil të lartë prej politikani në Ballkan.
Më tutje gazeta vëren se ka një rivalitet në mes të Ramës dhe Vuçiçit për të fituar vëmendjen e kancelares gjermane, Merkel. Duke e ndjerë veten paksa të anashkaluar pas mbështetjes që mori Vuçiç për politikën e tij nga kancelarja Merkel, Rama u ankua për mungesë e interesimit të BE-së ndaj Ballkanit. Dhe si kundërpërgjigje, ai përmendi edhe mundësinë e lidhjes së “unioneve të vogla”, që do të fillonin me bashkimin e Shqipërisë me Kosovën në një union, transmeton albinfo.ch. Kjo, sigurisht, shkaktoi indinjatë në Serbi.
Megjithatë, vazhdon gazeta, dinamika që duket se funksionoin në mes të Ramës dhe homologut të tij serb, mund të jetë e dobishme, veç tjerash, edhe për rifillimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha