Futbolli Shqiptar në Zvicër
Një vit i përsosur për FC Besën
Gjenerata e re e lojtarëve është rritur në Zvicër dhe janë integruar shumë mirë. Ata flasin më mirë gjermanisht se sa shqip. Gjithashtu klubi është aktiv në zhvillimin e të rinjve
Skuadra shqiptare, FC Besa SG ka festuar 25 vjetorin e themelimit të klubit në St. Gallen. Pas disa baticave e zbaticave, kjo skuadër ka arritur në Ligën e Dytë, që është një sukses për skuadrën më të vjetër shqiptare në Zvicër, shkruan ‘Tagblatt’, përcjell albinfo.ch.
Këtë skuadër e kanë themeluar vëllezërit Nikoll dhe Kened Ukgjini para 25
vjetësh dhe në fillim dukej amatore dhe e paorganizuar. “Loja e parë ka qenë kundër FC Wittenbach dhe nuk kemi pasur këpucë futbolli”, kujton Kened Ukgjini.
Gjithashtu edhe lojtarët linin shumë për të dëshiruar dhe nuk i dinin shumë mirë rregullat. “Mbaj mend se në pjesën e parë jemi ndalur 30 herë në ‘offside’”, shton tutje ai.
Ai dhe vëllai i tij kishin ardhur si punëtorë në Zvicër para se në vitet 1990 situata politike në Kosovë të përkeqësohej dhe shumë shqiptarë të iknin në Zvicër.
Ata themeluan klubin edhe pse në fillim kishte shumë vështirësi. Dhe një çerek shekulli më vonë kanë arritur deri në Ligën e Dytë.
Normalisht si çdo klub kanë pasur edhe shumë vështirësi, kurse në vitin 2005 ishin përjashtuar nga Shoqata Lindore e Futbollit të Zvicrës, pasi kishin sulmuar gjyqtarin.
Por, vëllezërit Ukgjini nuk lejojnë që klubi të ‘fundoset’ dhe pas shumë peripecive, sërish ditët e mira vijnë për skuadrën shqiptare dhe reputacioni i keq u përmirësuar shpejt.
Së fundi Besa organizoi Kupën e Unionit, por shumë klube anuluan pjesëmarrjen e tyre.
Gjenerata e re e lojtarëve është rritur në Zvicër dhe janë integruar shumë mirë. Ata flasin më mirë gjermanisht se sa shqip. Gjithashtu klubi është aktiv në zhvillimin e të rinjve. Në sezonin e ri ata do të marrin pjesë në Ligën D dhe C.
Tani shtëpia e kësaj skuadre, është ish-stadiumi i St. Gallenit, “Espenmoos”, pra nuk do të ketë më Zwyssighaus dhe Zelli, por Islami dhe Cekaj.
E-Diaspora
-
Shqipëria me njoftim për diasporën të cilëve u është refuzuar kërkesa për të votuar nga jashtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë...
-
“Institucionet duhet të bëjnë më shumë për dënimin e gjenocidit mbi shqiptarët”
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
Jeta në Zvicër
-
A do të fitojnë së shpejti parlamentarët në Cyrih pothuajse dy herë më shumë? Një deputet në qytetin e Cyrihut aktualisht merr rreth 1300 franga në muaj. Një shumë që...
-
Çfarë mund të bëjnë banorët në Zvicër për fqinjët e zhurmshëm?
-
Çfarë duhet të presin blerësit e pronave në Zvicër në vitin 2025?
-
Zvicra të lejojë falimentimin personal
-
Supermarketet zvicerane kërkojnë që klientët të zgjedhin qeset me fruta dhe perime