Feja
Bashkësia Islame Shqiptare në Zvicër i uron besimtarët për festën e Bajramit
Bashkësia Islame Shqiptare (BISH) përcjell mesazh urimi me rastin e Festës së Fitër Bajramit, ditën përmbyllëse të muajit të Ramazanit 2017.
“Të nderuar bashkatdhetarë, vëllezër dhe motra, E diela është dita e parë e Fitër Bajramit, ndaj kam nderin që në emër të BISHZ-së dhe në emrin tim t’ ju uroj festën e Fitër Bajramit me urimet dhe përgëzimet më të ngrohta, duke e lutur të Lartmadhëruarin të ketë pranuar agjërimin, adhurimin dhe të gjitha kontributet e tjera dhe të vendosen në shërbimin e njeriut në përgjithësi. Po ashtu e lus Perëndinë që kjo festë të sjellë sa më shumë begati, harmoni, tolerancë, respekt, gëzim, paqe dhe lumturi për gjithë botën shqiptare, por veçanërisht për shtetin tonë helvetik, në të cilin Krijuesi na ka caktuar fatin të gjejmë perspektivën, ardhmërinë dhe mirëqenien”, thuhet në njoftim.
“O Zot, ruana nga çdo fenomen negativ që cenon paqen, sigurinë dhe stabilitetin tonë. Me fat Fitër Bajrami”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame Shqiptare, të nënshkruar nga kryetari Mustafë Memeti.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?