Të tjera
“Storje suksesi”, përvoja frymëzuese të diasporës kosovare
Së shpejti, albinfo.ch sjell gjashtë video-portretet e para joshëse të realizuara mbi pjesëtarë të diasporës kosovare që kanë sjellë projekte inovuese dhe me vlerë të shtuar për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.
Qëllimi i këtij projekti është të realizohen gjithsej 12 video portrete profesionale të thukëta dhe të një cilësie të lartë mbi individë që kanë jetuar apo jetojnë ende në diasporë. Bëhet fjalë për pjesëtarë të diasporës që kanë konkretizuar një projekt ekonomik, shoqëror, shkencor, kulturor apo me dimensione politike në Kosovë dhe përmes të cilit kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ndryshimet pozitive në Kosovë, sikurse në planin zhvillimor shoqëror, ekonomik dhe demokratik.
Në serinë e parë të realizuar nga ekipi i albinfo.ch bëhet fjalë për projektet: Baruti-Call center, Universiteti për Biznes dhe Teknologji, Fondacioni Bonevet, ferma Bio Alpa, projekti Toka dhe Green House. Të gjitha këto projekte që dallohen janë realizuar nga kosovarë që kanë jetuar apo jetojnë ende jashtë vendit.
Në vjeshtë albinfo.ch do t’ ju sjellë edhe gjashtë portrete të tjera “Storje suksesi” që dëshmojnë konkretisht se në ç’ mënyrë diaspora është forcë shtytëse për zhvillimin dhe modernizimin e Kosovës.
Ky projekt me qasje pozitive synon të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e vendimmarrësve kosovarë në përkrahjen e nismave në Kosovë të kosovarëve në diasporë dhe që ngërthejnë potencial që mund t’i shërbejë zhvillimit të Kosovës. Ky projekt ka po ashtu për qëllim që, përmes vlerësimit të shembujve suksesi, t’i motivojë dhe t’i informojë personat nga diaspora, mbi mundësitë që ofron Kosova si dhe rolin që ata mund ta luajnë në zhvillimet demokratike si dhe socio-ekonomike në Kosovë.
“Storje suksesi” i përgjigjet fushës prioritare të tentimit të krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë. Më konkretisht, përmes vlerësimit të 12 video portreteve të personave të diasporës që kanë konkretizuar projekte me efekte direkte apo anësore në Kosovë, “Storje suksesi” synon motivimin e aktorëve të tjerë potencialë që të ndërmarrin hapa analogë.
Pra, përmes këtij projekti cilësor – të konceptuar në thellësi, me qasje moderne dhe dinamike, me një laramani të pamjeve në Kosovë dhe në vendet perëndimore, me profile të ndryshme të bashkëbiseduesve, me një interaktivitet rreth çështjeve konkrete, me momente emocionuese – synohet të kontribuohet në komponenten informuese për pjesëtarë të diasporës që ngërthejnë kapacitete.
Kjo iniciativë ka po ashtu për qëllim të stimulojë shembuj të tjerë të ngjashëm dhe të krijohen mundësi që iniciatorët e projekteve nga diaspora të shkëmbejnë përvojat si dhe të krijojnë kontakte me vendimmarrës politikë kosovarë.
Projekti “Storje suksesi” është realizuar në suaza të Programit për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP), i mbështetur nga Zyra zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim në Kosovë (SDC-DEZA-DDC) dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur