Integrimi
Mbledhje me prindër shqiptarë në Crissier

Prefekti Etienne Roy; Këshilli Regjional i Parandalimit dhe Sigurisë, në bashkëpunim me shoqatat shqiptare ”Shiko” dhe ”Ardhmëria”, organizon mbledhje me prindër e fëmijë shqiptarë.
Të dielën me 4 dhjetor nga ora 15h00 deri 16h30 në salle de projection-College de Marcolet në Crissier. Këshilli Regjional i Paradalimit dhe Sigurisë organizon mbledhje me prindër e fëmijë shqiptarë (nga mosha 12 e deri në moshën 14 vjeçare)
I riu shqiptar në Zvicër, sidomos në moshën e adoleshencës, përballet me një numër të konsiderueshëm të pengesave dhe problemeve. Mosha e adoleshencës shpesh herë përcillet me kriza dhe me reagimet që shpesh herë janë edhe si shkak për mossuksese në shkollë, mos angazhime për gjetjen e perspektivës në aspektin profesional e deri te delinkuenca e të miturve.
Kur flasim për adoleshentin shqiptar në Zvicër, kjo moshë përcillet shpesh edhe me kriza të identitetit.
Kjo moshë e ndjeshme si për adoleshentët dhe për prindërit, ka shtyrë Prefekturën e Rrethit të Komunave perëndimore të Lozanës të organizojë një mbledhje për Informimi dhe shkëmbim me prindërit dhe adoleshentët shqiptarë.
Mbledhja do të jetë rast i mirë për shkëmbim mbi të drejtat dhe detyrimet e prindërve dhe fëmijëve.
Programi i mbledhjes fillon me prezantimin e prefektit, Etienne Roy, duke u ndalur në shpjegimin e legjislacionit zviceran kushtuar fëmijëve dhe prindërve; rreziqet e ndryshme lidhur me ketë moshë të adoleshencës: thyerjet e ligjit dhe sanksioneve, programet e parandalimit të dukurive të ndryshme (alkooli, pirja e duhanit, droga, daljet gjatë mbrëmjeve, dhuna dhe thyerjet e ligjeve) lidhur me ketë moshë do të bëhen nga policia, dhe në fund të programit është parashikuar shkëmbimi dhe përgjigjet në pyetje të ndryshme
Në këtë projekt të rëndësishëm janë të angazhuara shoqatat shqiptare: Shoqata e Shqiptarëve të Ballkanit “SHIKO”, si person kontakti është Durim Ilazi me numër të telefonit : 076 445 31 11në adresën elektronike : durim_ilazi@hotmail.com
Shoqata Ardhmëria- l’Avenir me seli në Crissier, si person kontakti është Setmer Selmani në numër të telefonit : 076 242 36 74 në adresën elektronike : ardhmeria-avenir@hotmail.com;
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër Luli & Goni Lemes” nuk është thjesht një film me batuta. Përveç të qeshurave, filmi do...
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër
-
Rritet kënaqësia në punë e personelit shëndetësor në spitalet zvicerane