Shkurt.ch
EKR kërkon luftë të vendosur kundër antisemitizmit
Kryetarja e EKR, Martine Brunschwig Graf në editorialin e saj shkruan veç tjerash: “Antisemitizmi duhet të zhduket. Ai është gjithmonë këtu dhe ai duhet të luftohet me vendosmëri dhe me këmbëngulje”
Me rastin e 150 vjetorit të vendosjes së barazisë për hebrenjtë në Zvicër, Komisioni Federal Kundër Racizmit (EKR) në raportin e tij më të ri ka dhënë një pasqyrë lidhur me gjendjen e kësaj kategorie. Një raport të ngjashëm, komisioni e kishte bërë në vitin 1988 dhe pyetja që ai shtron tash është: A ka ndryshuar gjendja nga ajo kohë?
Përfundimi në të cilin vjen raporti është se, në saje të mjeteve të reja të komunikimit, kanë ndryshuar paksa shenjat dalluese, por antisemitizmi në thelb ka mbetur i njëjtë, shrkuan albinfo.ch. Edhe sot e gjithë ditën nevojitet të luftohet kundër instrumentalizimit të antisemitizmit në mënyrë që ai të mos bëhet vatër për ushqimin e ekstremizmit.
Por çka është specifike për formën e sotme të antisemitizmit? Çfarë roli luajnë rrjetet sociale në përhapjen e tij? Çfarë paragjykimesh vazhdojnë të jenë të pranishme? Çfarë ndikimi ka në gjithë këtë konflikti në Lindjen e Afërme? Me çfarë masash mund të luftohet antisemitizmi në Zvicër gjegjësisht të përmirësohet preventiva e tij? Me këto dhe pyetje tjera merret EKR në botimin më të ri të TANGRAM-it të saj.
Autorë të ndryshëm tërheqin vërejtjen në fenomenin se me mileniumin e ri ka dalë në sipërfaqe një antisemitizëm tjetër, global. “70 vjet pas tmerrit të Holokaustit koncepti bazë i “hebrenjve përjetësisht të këqij” ka aktivizuar emocionin e njëjtë negativ vetëm se mbështjellësi i jashtëm duket ndryshe”, shkruan për shembull studiuesja e këtij fenomeni, Monika Schwarz-Friesel.
Ndërsa kryetarja e EKR, Martine Brunschwig Graf në editorialin e saj shkruan veç tjerash: “Antisemitizmi duhet të zhduket. Ai paraqitet në formë të ndryshme dhe mbështetet në çdo pretekst të mundshëm, përcjell albinfo.ch. Ai është gjithmonë këtu dhe ai duhet të luftohet me vendosmëri dhe me këmbëngulje”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët