Bota
Rekord: 65.5 milionë njerëz të zhvendosur në gjithë botën
Sipas raportit vjetor, deri në fund të vitit 2016 bëhet fjalë për një rritje prej 300 mijë njerëzish nga 2015-ta.
Një rekord prej 65,6 milionë njerëzish janë refugjatë, azilkërkues apo të zhvendosur brenda vendit nëpër botë, tha Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit vjetor, deri në fund të vitit 2016 bëhet fjalë për një rritje prej 300 mijë njerëzish nga 2015-ta. Por, për një rritje më të vogël nga 2014-ta, kur kjo shifër ishte rritur me pesë milionë.
Komisari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se ende është një dështim i madh i diplomacisë ndërkombëtare.
“Bota nuk është në gjendje të bëjë paqe”, tha Grandi.
“Kështu do të shihni se konfliktet e vjetra që vazhdojnë dhe konfliktet e reja që shpërthejnë, të dyja prodhojnë zhvendosje. Zhvendosja e detyruar është një simbol i luftërave që kurrë nuk përfundojnë”, tha Grandi.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër