CH-Ballkani
Kosova me ambasadë të veten edhe në Afrikë
Ambasadori i Kosovës, Ramadan Gashi, i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shtetit të Senegalit, Macky Sall, duke u bërë ambasadori i parë i akredituar dhe rezident i Kosovës në këtë shtet
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se diplomacia kosovare ka bërë edhe një shtrirje të re gjeografike, duke u bërë me prezencë të përhershme në kontinentin afrikan. Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ramadan Gashi, ia ka dorëzuar tashmë letrat kredenciale presidentit të Shtetit të Senegalit, Macky Sall, duke u bërë ambasadori i parë i akredituar dhe rezident i Kosovës në këtë shtet.
Në kuadër të kësaj ceremonie, ambasadori Gashi ka falënderuar presidentin senegalez për pritjen e ngrohtë në shtetin e tij, duke shprehur më pas përkushtimin dhe vullnetin e Institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve.
“Është privilegj që e përfaqësoj shtetin e Kosovës, në një vend me bukuri të jashtëzakonshme, por para së gjithash, në vendin e paraardhësit tuaj dhe themeluesit të shtetit të Senegalit, presidentit Léopold Sédar Senghor, me të cilin vendi i juaj, por edhe bota mburret me të. Personalisht mburrem që kam pasur rastin ta takoj, në Bruksel dy herë radhazi gjatë vitit 1988, për t’i folur që në atë kohë për Kosovën, e cila pësonte okupimin dhe terrorin e regjimit komunist jugosllav dhe serb të asaj kohe”, ka thënë ambasadori Gashi.
Në vazhdim të takimit, diplomati kosovar gjithashtu e falënderoi presidentin Sall për gatishmërinë e Senegalit për njohjen e shtetit të Republikës së Kosovës, që në ditët e para pas shpalljes së Pavarësisë.
“Vendi im, është përjetësisht falënderues, që ju jeni rreshtuar në mesin e vendeve të para të botës për të njohur pavarësinë e vendit tonë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë dhe se nuk është i rastit fakti, që ne kemi zgjedhur Senegalin për të hapur Ambasadën tonë të parë në kontinentin e Afrikës”, theksoi ambasadori Gashi, thuhet në komunikatën lëshuar nga MPJ, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori Gashi po ashtu e ka njoftuar presidentin senegalez, Sall edhe mbi ecurinë e historikut të Republikës së Kosovës, ndërkohë që është diskutuar edhe mbi mbarëvajtjen e procesit të njohjeve dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Organizata Ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë