Manifestime
“Dardania” e Winterthurit festoi Ditën e Flamurit
Manifestimi u mbajt në prani të një numri të madh bashkatdhetarësh, me ç`rast u shfaq një program i pasur dhe i larmishëm
Shoqëria Kulturore Artistike “Dardania” nga Winterthuri, me rastin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, organizoi një tubim festiv në Hettlingen të Winterthurit.
Me një program të pasur dhe të larmishëm, në prani të një numri të madh bashkatdhetarësh “Dardania” filloi programin me një fjalë rasti të kryetarit të saj, Shefqet Cakolli.
Këtë mbrëmje e bëri më madhështore edhe inskenimi i një pjesës teatrale “Ardhja e Ismail Qemailit në Vlorë dhe ngritja e Flamurit” të luajtur nga grupi teatral “Aktrimi”.
Pas intonimit të himnit kombëtar dhe nën moderimin shumë të mirë të kësaj mbrëmjeje nga Ramadan Morina dhe Gjeneta Zuzaku, mbrëmja vazhdoi me grupin e të rinjve dhe fëmijëve. Këto dy grupe që funksionojnë në kuadër të SHKA “Dardania” luajtën valle popullore si: “Vallja e bjeshkës”, “Vallja e shqiponjave” , “Vallja e Tropojës” dhe një Instrumentale.
Gjatë kësaj mbrëmjeje kushtuar festës tonë kombëtare, pati edhe këngë kushtuar 28 Nëntorit dhe përpjekjeve për liri të popullit tonë. Kështu, me këngë folklorike dolën në skenë këngëtarët si: Ruzhdi Hajrizi, Yllka Zuzaku, Hamit Shillova, Ajshe Muriqi dhe Arbër Jetullahu.
SHKA “Dardania” ka një përvojë shumëvjeçare të veprimit, dhe tashmë ka bërë emër me pjesëmarrjen e saj aktive në shumë tubime, manifestime e festivale anë e mbanë Zvicrës dhe më gjerë.
Anëtarët e shumtë të kësaj shoqërie, me punën e tyre vetëmohuese e të palodhshme i kontribuojnë kështu ruajtjes së traditave dhe kulturës shqiptare, si dhe prezantimit të denjë të saj edhe para shoqërisë zvicerane.
Në kuadër të kësaj shoqërie funksionojnë me sukses grupi i valltarëve te vegjël, atij për të rritur, i vajzave, dhe i djemve.
Me një potpuri vallesh, me surla dhe tupana, festa vazhdoi duke vallëzuar të gjithë të pranishmit që ishin në sallë.
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert