Shkurt.ch
Gjatë majit, 23% më pak kërkesa azili
Janë bërë 1451 kërkesa azili, që krahasuar me majin e vitit 2016 është për afërsisht një të katërtën, ose 23 për qind më pak
Gjatë muajit maj në Zvicër janë bërë 1451 kërkesa azili, që është për 144 ose 11% më shumë se në muajin paraprak. Mirëpo, nëse ky numër krahasohet me atë të majit të vitit 2016, kemi një rënie prej afërsisht një të katërtën, ose 23 për qind, thuhet në një komunikatë të SEM (Sekretariati i Shtetit për Migracion), të publikuar sot.
Sikurse edhe më parë, me numrin e kërkesave për azil prijnë shtetasit e Eritresë, prej nga janë regjistruar 220 sish ose 26 më pak se në muajin prill, shkruan albinfo.ch. Në vend të dytë janë sirianët me 212 kërkesa, në të tretin afganët me 100, në të katërtin somalezët me 93 kërkesa e kështu me radhë.
SEM gjatë majit ka zgjidhur 2339 lëndë të kërkimit të azilit në instancë të parë. Prej tyre, ka sjellë 483 vendime negative (455 mbi bazën e Marrëveshjes së Dublinit), 534 veta kanë fituar azilin dhe 706 të tjerë kanë marrë lej e qëndrimit të përkohshëm (Viza F).
Numri i lëndëve ende të pazgjidhura ka rënë në 24002, ose 763 më pak se në muajin paraprak.
Nga ana tjetër gjatë muajit maj Zvicrën e kanë lëshuar në mënyrë të kontrolluar 655 persona. Zvicra gjatë kësaj periudhe ka kërkuar nga shtetet tjera nënshkruese të Dublinit pranimin e 686 personave, prej të cilëve janë pranuar 185 sish, shkruan albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, Zvicrës i kanë kërkuar shtetet tjera te Dublinit pranimin e 450 perosnave, nga të cilët Zvicra i ka pranuar gjithsej 81.
Në kuadrin e programit të BE-së për shpërndarje (rilokim) të azilkërkuesve gjatë majit në Zvicër nga Italia kanë ardhur 123 persona. Që nga fillimi i programit, në shtator 2015 Zvicra ka pranuar 922 veta.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët