Uncategorized

Mehmedi mund t`i bashkohet Mavrajt në Hamburg

Admir Mehmedi pritet të shkojë në Hamburg, ku do të gjejë futbollistin tjetër shqiptar, Mërgim Mavraj, i cili në janar iu bashkua skuadrës gjermane

Sulmuesi shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën, Admir Mehmedi pritet të largohet nga Bayern Leverkusen, njofton albinfo.ch.

 

Ai pritet të shkojë në Hamburg, ku do të gjejë futbollistin tjetër shqiptar, Mërgim Mavraj, i cili në janar iu bashkua skuadrës gjermane.

 

Hamburg arriti të mbijetojë vetëm në xhiron e fundit sezonin e kaluar, dhe në dy vitet e mëparshme ishte gjendur në “Play-out”, dhe në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet, atëherë drejtuesit pritet të bëjnë disa përforcime dhe njëri ndër ta është edhe Mehmedi.