Lajme

Mal i Zi, zyrtarisht bëhet anëtar i NATO-s

Pas pritjes zyrtare, më 7 qershor para selisë së NATO-s në Bruksel do të ngrihet dhe flamuri i Malit të Zi

Mali i Zi bëhet anëtari i 29-të. Është parashikuar një ceremoni, ku do të marrë pjesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të mbështesë integrim më të madh, reforma demokratike, tregti, siguri dhe stabilitet me të gjithë fqinjët e tij”, u shpreh kështu Departamenti Amerikan i Shtetit.

Pas pritjes zyrtare, më 7 qershor para selisë së NATO-s në Bruksel do të ngrihet dhe flamuri i Malit të Zi. Në ceremoni është planifikuar të marrë pjesë kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.