Kultura
Gjermania propozon “Berlinin 2” për Ballkanin Perëndimor
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, bëri publik një plan të ri për Ballkanin Perëndimor, agjendën “Berlin Plus”, si një nxitje shtesë për ta bërë rajonin një mjedis tërheqës ekonomik dhe popullatën lokale progres të dukshëm.
Ministri Gabriel tha se “Berlin Plus” parashikon përpjekje shtesë dhe burime financiare për të përshpejtuar progresin e rajonit drejt BE-së, të paraqitur në Berlin në një konferencë me kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga Instituti Aspen.
Në konferencën që ishte mbajtur në Berlin ai tha se ishte nxitur nga zhvillimet e vendeve në rajon që paraqesin kërcënim për stabilitetin, përcjell albinfo.ch.
Plani “Berlin Plus” ka propozuar krijimin e një fondi për infrastrukturën dhe teknologjinë, për të cilën BE-ja, Shoqata Evropiane e Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe Zona Ekonomike Evropiane (EEA) mund të jenë donatorë potencialë.
Gjermania me mekanizmat për bashkëpunim dhe zhvillim mund të orientojë më mirë te nevojat e rajonit, duke përfshirë edhe krijimin e fondeve të veçanta për “start-up” për trajnimin profesional dhe zhvillimin e infrastrukturës IT.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’