Bota

Papunësia në Evropë, në nivelin më të ulët në tetë vjetët e fundit

Shifrat e papunësisë në Eurozonë janë në rënie. Në saje të përmirësimit të ekonomisë, numri i të papunëve të regjistruar ka rënë në rreth 15 milionë, siç tha zyra e statistikave Eurostat, shkruan albinfo.ch. Ishin 233 mijë më pak të papunë se në mars dhe 1.53 milionë më pak se një vit më parë. Shkalla e papunësisë ra nga 9.4 në 9.3 për qind dhe është në nivelin më të ulët që prej marsit të vitit 2009, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, dallimet në zonën e monedhës së përbashkët mbeten të larta. Gjermania vjen me 3.9 për qind në nivelin më të ulët, e ndjekur nga Malta në 4.1 për qind.

Udhëheq në Bashkimin Evropian, përpara Gjermanisë, përsëri Republika Çeke me 3.2 për qind. Me papunësinë më të lartë në kuadër të BE-së dhe Eurozonës është Greqia me 23.2 për qind (në shkurt), në Spanjë është 17.8 për qind.