Feja
Përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Wil
Zbulimi i shtatores do të bëhet në oborrin e kishës ndërsa nga ora 13.30 zhvillohet Akademia Solemne në Statsaal të qytetit Wil
Të shtunën, më 10 qershor në qytetin Wil të St. Gallenit, nën përkujdesjen e Misionit Katolik Shqiptar të Zvicrës, do të bëhet përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Kjo do të jetë e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA etj janë disa sosh, të ngritura nga mërgata shqiptare.
Shtatorja e shenjtores shqiptare, do të vendoset në St.Peter Park, në rrugën Lerchenfeldstrasse në këtë qytet.
Programi fillon me meshën që mbahet nga ora 12 në St.Peter Kirche, e udhëhequr nga don Lush Gjergji, vikar gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës, njëherësh biografi më i njohur i Nënë Terezës, bëhet e ditur në ftesën dërguar albinfo.ch për pjesëmarrje. Meshën, bashkë me të do ta drejtojnë edhe meshtarë tjerë shqiptarë dhe zviceranë.
Pas meshës, zbulimi i shtatores do të bëhet në oborrin e kishës ndërsa nga ora 13.30 zhvillohet Akademia Solemne në Statsaal të Wilit, thuhet veç tjerash në një njoftim të dërguar në emrin e Këshillit Organizativ nga don Albert Demaj dhe Franklin Munishi.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Qershor 2017
- Ora13:30
- Data e përfundimit26 Qershor 2017 - 16:00
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











