Zhvillim
Zvicerani që të ardhmen e tij e sheh në Kosovë
Ai ka ngritur hotelin "Graçanica" me personel nga të gjitha komunitetet e Kosovës. Për vete, Wormser 59 vjeçar, e sheh ardhmërinë në Kosovë. “Zvicra është tepër e shtrenjtë për mua”, thotë ai.
Në kohën kur njerëzit në Kosovë dhe në Ballkan synojnë vetëm një drejtim: daljen, braktisjen, ka edhe të tillë që e bëjnë të kundërtën. Andreas Wormser është një nga të paktët. Ai është zviceran dhe i jep ardhjes së tij në Kosovë nje mision: ndërtimin e paqes në mes të komuniteteve të armiqësuara atje.
Kujdesin për mirëkuptimin ndërnacional e tregon që në hyrje: Emri i hotelit në mbishkrim është shkruar “Graçanica” me shkronjën “ç” në mes që është në të dyja variantet, shqip dhe serbisht, shkruan albinfo.ch. Ky është hoteli të cilin zvicerani Andreas Wormser e ka hapur prej disa vitesh në Graçanicë, komunë me shumicë serbe në afërsi të Prishtinës.
Wormser, projektin e hotelit e sheh më shumë si një projekt social, një përpjekje të tij për të ndihmuar në radhë të parë romët, si komunitet më i lënë anash në Kosovë. Dhe romët janë ata që e udhëheqin hotelin, në të cilin punojnë edhe srbë dhe shqiptarë nga regjioni. Ai synon që hotelin e tij ta shndërrojë në një model që do të rrezatojë mirëkuptim dhe solidaritet në regjion.
E gjithë kjo aventurë ka filluar, siç e thotë Wormser për blick.ch, në vitin 1999. Atëbotë ai punonte për EDA (Ministria e Punëve të Jashtme e Zvicrës) në Kosovë, ku kujdesej për ndihmat zvicerane që dërgoheshin menjëherë pas luftës, në Kosovën e shkatërruar, transmeton albinfo.ch. Por, Wormser ishte ndier i dëshpëruar pasi, që, siç e thotë në bisedë për median zvicerane, paratë “avulloheshin” në strukturat e korruptuara të politikanëve.
Pasi pati përfunduar misionin e tij në EDA, Wormser, i mërzitur nga rutina e punës në Zvicër, ishte kthyer sërish në Kosovë, ku dhe kishte filluar misionin e tij të (pa)mundur, transmeton albinfo.ch. Ai kishte disa miq atje që e kishin ndihmuar në realizimin e planeve të tij, romët: Hiseni dhe Ado, të cilëve ndërkohë ua ka besuar udhëheqjen e punëve në hotelin e tij.
Zvicerani i familjarizuar tashmë me Kosovën, nuk e ka humbur ndjenjën e realitetit. Ai sheh se arritja e asaj çfarë synon ai është një mision vështirë i realizueshëm, por ka vendosur të qëndrojë. Puna në hotel shkon mirë, ai është i kënaqur që me punën e tyre në këtë hotel, romët e punësuar aty kanë mundur të ndërtojnë një jetë solide në kushtet e Kosovës.
Wormser madje u bën thirrje zviceranëve dhe të tjerëve të vijnë ta shohin Kosovën: “mysafirët janë të entuziazmuar me Kosovën”, thotë ai nga titulli i artikullit të botuar në blick.ch. Sipas tij Kosova ka shumë bukuri që ia vlen të shihen e të vizitohen, përcjell albinfo.ch. Duhet të vizitohet për bukuritë natyrore dhe për mikpritjen, thotë ai. Ka sigurisht edhe shumë vështiruesi, kryesisht pasi që autoritetet nuk kanë treguar interesim për zhvillimin e turizmit shton ai.
Për vete, Wormser 59 vjeçar, e sheh ardhmërinë në Kosovë. “Zvicra është tepër e shtrenjtë për mua”, thotë ai.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane