Bota
Prindërit, me plot ankth, i kërkojnë fëmijët e tyre nëpër rrjetet sociale
Tmerrësisht të shqetësuar, prindërit dhe të afërmit iu qasën rrjeteve sociale pas shpalljes së shpërthimit vdekjeprurës në fund të koncertit të këngëtares amerikane.
“Për të gjithë, ju lutem, ndani këtë post: motra ime e vogël, Emma, ishte sonte në koncertin e Ariana Grande #Manchester dhe ajo nuk përgjigjet në telefon, ju lutem, më ndihmoni!” Mesazhi i postuar në Twitter është i shoqëruar me një foto të një bionde adoleshente, me një kurorë mbi kokën e saj.
Të shqetësuar pa masë, prindërit e të afërmit nxituan të hënën në mbrëmje në Twitter dhe në rrjete të tjera sociale pas shpalljes së shpërthimit vdekjeprurës në fund të koncertit të këngëtares amerikane, shumë popullore në mesin adoleshentëve si dhe të fëmijëve.
“Manchester Arena”, salla më e madhe në Evropë, mund të strehojë deri në 21.000 veta. Të hënën në mbrëmje mijëra fëmijë dhe të rinj kanë ardhur për të dëgjuar Ariana Grande, disa të shoqëruar nga prindërit e tyre, të tjerët me shokë.
Shpërthimi ka ndodhur në hollin e sallës, në momentin kur këngëtarja përfundoi koncertin e saj. Policia ka bërë të ditur se ka marrë alarmin e parë rreth orës 22:33 (23:33 të darkës në Zvicër).
Shumë shpejt, numri i dëshmitarëve është rritur në rrjetet sociale.
Duke kërkuar strehim
Gjithashtu në Twitter, një djalë kërkon motrën e tij. “Ajo ka veshur një bluz rozë dhe xhinse blu. Emri i saj është Whitney”, shkruan ai.
Charlotte C. është një nga prindërit e dëshpëruar, të zhytur në ankth. Ajo ka publikuar një foto të vajzës së saj.
“A e ka parë dikush vajzën time, Olivia”, shkruan ajo… “#Manchester”.
Paula R., 48, ishte me burrin e saj në një stacion në afërsi të sallës së koncerteve kur dëgjoi shpërthimin. Pastaj, tregon ajo, kam parë me dhjetëra vajza adoleshente duke ulëritur në drejtim të saj.
Në rrjetet sociale tregohet se “Hotel Inn Manchester Premier” ka hapur dyert për t’i strehuar të gjithë ata që kanë dëshirë.
Disa shoferë të taksive dhe vendësit raportojnë se kanë venë në shërbim makinat e tyre për t’i shoqëruar njerëzit në shtetit e tyre.
Ashtu siç pati ndodhur në Paris, pas sulmit të 13 nëntorit 2015 në Bataclan, banorët e rrethinës kanë ofruar shtëpitë e tyre për të strehuar të ikurit.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’