Gjuha
“Europa sot”, magazinë e re e DW, në gjuhën shqipe
Bazë për realizimin e magazinës, do të jenë kontributet nga magazina në gjuhën gjermane "Europa Aktuell"
Transmetuesi publik gjerman Deutsche Welle do të zgjerojë ofertën e tij televizive. Duke filluar nga 24 nëntori, Deutsche Welle fillon transmetimin e magazinës televizive “Europa heute” (Evropa sot) në gjuhën shqipe, e cila do të transmetohet përmes Radiotelevizionit të Kosovës. Televizioni publik i Kosovës pra do ta emetojë atë çdo të enjte në mbrëmje. Emisionin në gjuhën shqipe e udhëheq Lindita Arapi.
Po kështu, do të ketë edhe një version të “Europa heute” edhe në kroatisht. Ai fillon më 7 dhjetor dhe transmetohet në Kroaci përmes TV-Kanal Z1. Ndërkaq, duke filluar nga 1 tetori tashmë është duke u transmetuar magazina e ngjashme edhe në gjuhën rumune.
Financimi i këtyre programeve të reja do të bëhet nga vetë DW. Bazë për realizimin e përmbajtjeve të magazinës, të shumtën e rasteve do të jenë kontributet nga magazina në gjuhën gjermane “Europa Aktuell” dhe nga emisionet tjera të televizionit DW.
Përmes magazinës së re, DW po realizon projektin e saj të ri nga plani i saj afatmesëm. Ky plan parasheh realizimin e një magazine televizive për Evropën e mesme dhe atë juglindore me tema nga Evropa dhe regjionet, magazinë që do të adaptohet në gjuhët e regjioneve përkatëse dhe do të emetohet nga televizionet partnere.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











