Integrimi
Flet nëna e tre djemve
Dhuna në Lucens: "Djemtë e mi nuk patën çare, përveç vetëmbrojtjes"
Çfarë të them unë e shkreta, veç se të gjithë do të përfundojmë në psikiatri. Është rast i rëndë për një nënë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, shprehet nëna e tre djemve të implikuar në incidentin e dhunshëm që ka ndodhur para shtëpisë së tyre në Lucens të Zvicrës.
Ishim të gjithë së bashku me vajza e dhëndër. Kur papritur kemi dëgjuar të shtëna, ndërsa tërë familja me 10 nipa ishim duke kaluar një mbrëmje të lezetshme.
Nëna tregon me zë të ngjirur fatkeqësinë e të hënës. Ajo tregon për albinfo.ch se sapo kishte dalë nga spitali psikiatrik, pasi që kishte përjetuar një shok tronditës. „As armiku nuk ka mujt me na pru në kët gjendje“. Nën efektin e medikamenteve, ajo shpjegon, me shumë vështirësi, se tre djemtë e saj janë tani më në burg dhe se mbarë familja e saj është e traumatizuar.
Duke shprehur gjithë dhimbjen e saj, nëna e stërlodhur vështron se edhe në Zvicër qenka e mundur që dikush të vijë dhe të të sulmojë më armë në oborr të shtëpisë. Djemtë e mi nuk patën çare, përveç vetëmbrojtjes“.
Gjatë bisedës së dhimbshme, nëna shpjegon se burri i saj e ka çuar shumë mirë me babain e personave të dyshuar të jenë të implikuar në sulmin e të hënës. „Nuk po i dihet me këta të rinj. Qenka e vërtetë kur të parët tanë thoshin: Fëmijët i hanë mollat, kurse prindërve u pihen dhëmbet“.
Edhe pse ende të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje nuk janë të qarta, një gjë është e sigurt: të shtënat kanë lënë mbresa për sot e shumë kohë në qytezën e qetë, Lucens.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












