Shkurt.ch
Shërbimet shëndetësore, barrë serioze për shumicën
Çdo i dhjeti i siguruar shëndetësor ishte i detyruar të vendoste në mes të shpenzimeve shëndetësore dhe artikujve jetësorë
Kostoja e shëndetësisë për shumë veta në Zvicër përbën një problem serioz. Këtë gjendje e pasqyron një sondazh i bërë me 1000 persona, nga Deloitte.
Sipas sondazhit, 72 për qind e të pyeturve, njerëz me sigurime shëndetësore, me rastin e blerjes kufizojnë veten në gjërat më elementare jetësore.
Afërsisht çdo i dhjeti i siguruar shëndetësor gjatë vitit të kaluar ishte i detyruar të vendoste në mes të shpenzimeve shëndetësore dhe artikujve jetësorë. D.m.th.: në mes të barnave ose shpenzimeve tjera mjekësore dhe gjërave ushqimore, arsimimit dhe banimit.
3 për qind të pjesëmarrësve të sondazhit kishin probleme serioze për të paguar llogaritë e mjekut ndërsa 5% janë detyruar të marrin borxhe për t`i paguar këto llogari.
Përfundimisht, një shumicë e të anketuarve e konsideron shëndetësinë shumë të shtrenjtë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit Në pragë të festave të nëntorit, dhe në vitin e 30-të të themelimit të kësaj qendre...
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?