Shkurt.ch
1307 kërkesa azili: Numri më i vogël në gjashtë vitet e fundit
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), më pak kërkesa azili janë regjistruar vetëm në muajin shkurt të vitit 2011, gjithsej 1262 sish
Gjatë muajit prill në Zvicër kanë kërkuar azil gjithsej 1307 persona, numër ky që është më i ulëti në gjashtë vitet e fundit. Ndërsa në krahasim me prillin e vitit 2016 ky numër është për një të katërtën më i vogël, raporton albinfo.ch. Edhe po u krahasua me muajin paraprak (mars 2017), në prill 2017 ka pasur një rënie prej 20 për qind (ose 329 më pak) të numrit të kërkesave për azil.
Siç bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM), më pak kërkesa azili janë regjistruar vetëm në muajin shkurt të vitit 2011, gjithsej 1262 sish.
Numrin më të madh të kërkesave të azilit e përbëjnë ato të shtetasve të Eritresë (246 ose 62 më pak se në mars). Pas tyre vijnë sirianët me 217 kërkesa, gjegjësisht 72 më tepër se një muaj më parë. Azilkërkuesit nga Afganistani vijnë në vend të tretë në këtë listë me 75 kërkesa dhe ata nga Guinea, në vend të katërt, me 70.
SEM, sipas komunikatës së publikuar sot, gjatë prillit ka zgjidhur në instancë të parë 1908 kërkesa azili. Në këtë shifër hyjnë 417 vendime për mosshqyrtim dhe 387 raste mbi bazë të Marrëveshjes së Dublinit. Azilin e kanë fituar 511 persona ndërsa 537 të tjerë kanë fituar lejen e qëndrimit të përkohshëm (Viza F), shkruan albinfo.ch. Ndërsa numri i rasteve të mbetura për shqyrtim është 24.765 ose 452 më pak se një muaj më parë.
Sipas SEM. Gjatë prillit 592 persona e kanë braktisur Zvicrën në mënyrë të pakontrolluar. Po gjatë kësaj periudhe, Zvicra ka kërkuar nga shtetet tjera nënshkruese të Dublinit pranimin e 566 personave. Nga ky numër, shtetet në fjalë kanë pranuar 206 persona. Nga ana tjetër, Zvicrës i është kërkuar nga po këto shtete pranimi i 363 personave ndërsa Zvicra ka pranuar gjithsej 58 sish.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët