Bota
250 refgjatë të zhdukur në Mesdhe
Rreth 250 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, pas fundosjes së dy anijeve në Detin Mesdhe në ditët e fundit.
UNHCR thotë se një nga agjencitë partnere të saj, International Medical Corps, ka njoftuar për përmbytjen e një anijeje në bregun e Libisë, të dielën, me ç’rast 163 njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur, përcjell albinfo.ch
Agjencia e OKB-së tha se një grua dhe gjashtë burra janë shpëtuar nga rojet bregdetare të Libisë. njofton Reuters.
Agjencia tha se afro 82 persona të tjerë janë zhdukur dhe druhet se kanë vdekur pasi një gomone me 132 veta u fundos pas disa orë lundrimi. Rreth 50 të mbijetuar u shpëtuan dhe u dërguan në Pozzallo të Sicilisë.
Përgjithësisht, UNHCR tha, të martën, se më shumë se 1300 njerëz janë zhdukur dhe besohet të kenë vdekur në përpjekje për të kaluar Detin Mesdhe nga Afrika Veriore drejt Italisë, gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’