Bota
Mbi gjysma e gjermanëve duan të punojnë vetëm 6 orë në ditë
Ky model konsiston në një projekt pilot që po zhvillohet në Götenburg (Suedi) ku personat që marrin pjesë, punojnë vetëm nga 6 orë në ditë, me pagën e njëjtë
Studime të reja në Gjermani dëshmojnë se gjysma e të punësuarve parapëlqejnë një orar më të shkurtër pune se që e kanë tash. Në këtë pikë ata kanë si pikë referimi modelin suedez. Ky model konsiston në një projekt pilot që po zhvillohet në Götenburg (Suedi) ku personat që marrin pjesë, punojnë vetëm nga 6 orë në ditë, me pagën e njëjtë, shkruan forderland.de. Rezultati i këtij testimi ka qenë pozitiv: punëtorët janë më të motivuar, më produktivë dhe më pak të sëmurë.
Sidoqoftë, sipas një sondazhi, 50 për qind të gjermanëve janë shprehur për një orar të tillë 6 orësh pune, transmeton albinfo.ch. Një ndër motivet është koha e lirë për familjet. Të rinjtë nga 18 deri 24 vjeçarë janë shprehur në shkallën 58% në favor të modelit të punës 6 orë pa ulje të pagës dhe vetëm 12%, kundër. Te personat mbi 55 vjeçarë ka afër 50% që janë në favor të shkurtimit të orarit të punës ndërsa më pak se një e katërta e tyre janë kundër.
Është interesante se te gratë, modeli i orarit të shkurtuar të punës është më i preferuar se te burrat, gjegjësisht 55% të tyre shprehen në favor të modelit alternativ.
Motivet për pëlqimin e këtij modeli janë nga më të ndryshmet. Por dy janë kryesore: ulja e stresit (më shumë e shprehur nga gratë) dhe koha për t`ia kushtuar familjes (te meshkujt).
Më shumë se një e treta e të anketuarve kanë theksuar se përparësi në një rast të tillë do të ishte një ekuilibër në mes të punës dhe jetës, përcjell albinfo.ch. Ndërsa më pak se një e katërta frikësohen se zvogëlimi i orarit të punës për dy orë ndikon në uljen e produktivitetit të punës.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’