Gjuha
Krijuesit me prejardhje ballkanike, në “Printemps culturel” të Qendrës Dürrenmat
Platforma albinfo.ch është partner medial i këtij aktiviteti, në kuadër të të cilit do të referojë edhe drejtori i saj, dr. Bashkim Iseni
Manifestimi i madh kulturor “Printemps culturel” në edicionin e tij aktual fokusohet veç tjerash në letërsinë e krijuar nga autorë me origjinë ballkanike që krijojnë në Zvicër. “Nga Ballkani në Zvicër” është motoja e pasdites letrare që në këtë kuadër mbahet në Neuchâtel, më 10 qershor.
Platforma albinfo.ch është partner medial i këtij aktiviteti dhe në këtë kuadër, fjalën në hapjen e këtij aktiviteti do ta marrë edhe drejtori dr. Bashkim Iseni, i cili do të bëjë prezantimin e platformës dhe rolit të saj në kultivimin e lidhjeve kulturore dhe të tjera në raportin Zvicër-Ballkan.
Po kështu, në pllakatin dhe fletëpalosjen e aktivitetit është vendsour edhe logoja e albinfo.ch.
Në programin e publikuar nga organizatori njoftohet se hapjen e aktivitetit kulturor, me fillim në orën 17 do ta bëjnë Peter Gasser (Deitsch Club Neuchâtel) dhe Michael Fischer (Centre Dürrenmatt Neuchâtel).
Nga ora 18-18.15 me fjalët e tyre përshëndetëse paraqiten Madeleine Betschart (Centre Dürrenmatt Neuchâtel) dhe Bashkim Iseni (Platfolrma albinfo.ch).
Nga ora 18.15 deri në orën 19.45 do të jetë pjesa kryesore e programit, leximi letrar i tri shkrimtareve zvicerane me prejardhje nga Ballkani: Rakusa, Melinda Nadj Abonji dhe Meral Kureyshi.
Brenda kornizave të edicionit të dytë të “Printemps culturel” me temën “Carrefour Sarajevo”, “Centre Dürrenmat” Neuchâtel së bashku me “Deutsch-Club” ka ftuar shkrimtaret nga vendet që kanë dalë nga ish Jugosllavia dhe Shqipëria e që sot jetojnë në Zvicër: Ilma Rakusa, Melinda Nadj Abonji dhe Meral Kureyshi në një lexim të teksteve të tyre dhe në një debat. Aktiviteti zhvillohet në gjuhën gjermane, bëhet e ditur në ftesën e organizatorit.
Në mendimin politik të shkrimtarit Friedrich Dürrenmatt Zvicra luante një rol të madh. Ai e donte atdheun e tij, por nuk ngurronte të shprehej në mënyrë kritike dhe vazhdimisht të provokonte me deklarimet e tij, shkruan albinfo.ch. Debati që do të drejtohet nga kritiku letrar Daniel Rothenbühler i kushtohet raportit në mes të shkrimtareve bashkëkohore dhe vendeve të tyre të prejardhjes si dhe qëndrimit të tyre ndaj Zvicrës.
Autorët që prezantohen në këtë pasdite letrare janë:
Ilma Rakusa, e lindur në vitin 1946, fëmijërinë e ka kaluar si e bija e një babai slloven dhe një nëne hungareze, në Lubjanë, Slloveni ndërsa ka ardhur në Zvicër në moshën 5 vjeçare. Kujtimet e saj, të cilat janë publikuar në librin me titullin “Mehr Meer” (Më shumë det) , janë shpërblyer në vitin 2009 me çmimin për librin zviceran të vitit. Krahas punës si shkrimtare, ajo punon edhe si përkthyese nga frëngjishtja, rusishtja, serbokroatishtja dhe hungarishtja si dhe si mësimdhënëse në Seminarin e gjuhëve sllave në Universitetin e Cyrihut.
Melinda Nadj Abonji, e lindur më 1968, fëmijërinë e ka kaluar si fëmijë e prindërve hungarezë në Beçej, Serbi (Vojvodinë) dhe ka ardhur në Zvicër në moshën pesë vjeçare. Krahas punës së saj si shkrimtare ajo merret edhe me muzikë (violinë dhe solo këndim) si dhe ka organizuar shumë prezantime si performuese tekstesh. Romani i saj i dytë “Tauben fliegen auf “ (Pllumbat fluturojnë) në vitin 2010 është vlerësuar me çmimin gjerman dhe me atë zviceran për librin e vitit.
Meral Kureyshi, e lindur në vitin 1983, fëmijërinë e saj e ka kaluar si vajzë e prindërve me prejardhje turke në Prizren, Kosovë ndërsa ka ardhur në Zvicër në moshën 10 vjeçare. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Letërsisë në Biel, ajo ka krijuar atelienë e saj lirike në Bernë. Për romanin e saj të parë “Elefanten im Garten” (Elefantët në kopsht) ajo është nominuar në vitin 2015 për çmimin për librin e vitit në Zvicër ndërsa në vitin 2016 ka marrë çmimin letrar të Bernës. albinfo.ch ka shkruar në vazhdimësi për sukseset e kësaj autoreje dhe ka zhvilluar intervistë me të.
Daniel Rothenbühler, i lindur në vitin 1951, ka dhënë mësim të gjuhës frënge dhe gjermane në gjimnazin në Köniz (Bernë) ndërsa është docent në Institutin Zviceran të Letërsisë në Biel. Ai ka shkruar kritika letrare për gazetën “Tages Anzeiger”, ka qenë anëtar i komisionit të programit për “Ditët e Letërsisë” në Solothurn si dhe në komisione, redaksi dhe këshilla fondacionesh të ndryshme.
10 qershor, nga ora 18 – 21
Vom Balkan in die Schweiz
Shkarko DokumentinInfo rreth ngjarjes
- Data e fillimit10 Qershor 2017
- Ora17:00
- LokacioniNeuchatel
- Data e përfundimit10 Qershor 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Hyn në fuqi ndalimi i enëve plastike në vende publike në Gjenevë Ndalimi i kantonit për enët e tavolinës të disponueshme në pronën publike hyri në fuqi në...
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina