Portrete të firmave
“Palma”, e vetmja ndërmarrje kosovare me përfaqësi në Zvicër
Konsumatorët nuk janë vetëm nga Zvicra por edhe nga Gjermania, Franca dhe Austria“, thekson menaxheri i kësaj kompanie, Zekirja Shahini. Ai shton se Palma është e vetmja kompani kosovare që ka përfaqësinë e saj në Zvicër
Industria e përpunimit të drurit në Kosovë shihet si një nga degët industriiale me potencial të madh për eksport, për shkak të zhvillimit të saj të hovshëm gjatë viteve të fundit. Ky zhvillim po reflektohet tashmë edhe në tregun zviceran. “Palma” është njëra prej kompanive kosovare që tashmë nga viti i kaluar kuzhinat e punuara në fabrikën e saj në Gjilan po i eksporton dhe i po shet në tregun zviceran.
Menaxheri i Mobilerisë „Palma“ për Zvicër, Zekirja Shahini, thotë se kompania e tij vazhdon të jetë lider si në Kosovë po ashtu me hapa të sigurt, cdo vit e më shumë po depërton në tregun në Zvicër derisa po ua prezanton në një kënd të sallonit prej 3 mijë metrave katrorë në Spreitenbach kuzhinat klientëve zviceranë dhe me krenari po u thotë se të gjitha prodhohen në vendin e tij të lindjes, në Gjilan të Kosovës.
Zekirja Shahini prej 20 vitesh jeton në Zvicër dhe thotë se kuzhinat e “Palma”-s punohen sipas teknologjisë së fundit dhe materiali i cili përdoret për to është nga Austria: “Kaindl” dhe “Blum”, Gjermani: “Hetich” dhe Italia “ICA” dhe “IKRA”.
Klientët mund te porosisin kuzhinat në sallonin në Spreitenbach dhe duhet të presin deri në 2 muaj derisa ekipi i „Palma“ do t’ua sjell në shtëpinë e tyre, kudo në Zvicër. Zekirja Shahini thotë se transporti po edhe montimi i kuzhinave kosovare, disa prej të cilave tashmë janë të ekspozuara në sallonin në Spreitenbach, është falas.
Krahas kualitetit, prodhuesi nga Kosova “Palma” dallohet edhe me raportin ideal me çmimin. Kjo shpjegohet me faktin se ata e kanë mundësinë të punojnë në kushtet lokale të një kostoje të ulët dhe duke iu falënderuar teknolgjisë së fundit digjitale gjermane. Gjeografikisht Kosova është në një pozitë të volitshme për tregti me vendet fqinje, por po ashtu edhe me Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore, në këtë rast edhe me Zvicrën.
Shahini tregon se tashmë po marrin pjesë edhe në panaire jashtë vendit dhe tregon për eksperiencën e fundit nga Kölni i Gjermanisë, ku kishin prezantuar kuzhinat në Panairin Ndërkombëtar të Mobileve IMM (International MobelMesse), i cili vlerësohet si më i madhi për prodhuesit e mobileve dhe interierëve në Evropë. Mbase kjo ka ndikuar që „Palma“ të lidhë bashkëpunim me kompani të njohura zvicerane.
„Konsumatorët nuk janë vetëm nga Zvicra por edhe nga Gjermania, Franca dhe Austria“, thekson Zekirja Shahini. Ai thotë se “Palma” është e vetmja kompani kosovare që ka përfaqësinë e saj në Zvicër.
Palma, sipas menaxherit të saj në Zvicër, Zekirja Shahini, po stimulon në të njëjtën kohë krijimin e vendeve të punës në Kosovë dhe ka shtuar aftësinë konkurruese të firmave kosovare.
Pjesëmarrës në panaire ndërkombëtare
Shahini tregon se tashmë po marrin pjesë edhe në panaire jashtë vendit dhe tregon për eksperiencën e fundit nga Kölni i Gjermanisë, ku kishin prezantuar kuzhinat në Panairin Ndërkombëtar të Mobileve IMM (International MobelMesse), i cili vlerësohet si më i madhi për prodhuesit e mobileve dhe interierëve në Evropë.
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani Aktualisht, në shumë qytete të Gjermanisë funksionojnë qindra shkolla shqipe, ku mësojnë mijëra nxënës shqiptarë sipas Këshillit...
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
-
Leonard Ferati reagon ndaj debatit për votimin komunitar: “Është demokraci lokale, jo sistem i organizuar”
-
Çka duhet të dini para se të bleni një shtëpi në Zvicër?
-
Shkel linjën e sigurisë dhe nget makinën me patentë kosovare: Gjobitet kosovarja
Jeta në Zvicër
-
Plani i ri për pushim të zgjatur prindëror në Zvicër Zvicra duhet të prezantojë gjithsej 36 javë pushim prindëror pas lindjes së një fëmije – domethënë...
-
70% e arit në botë kalon përmes Zvicrës
-
Coop dhe Migros ngjiten në renditjen botërore të supermarketeve
-
ETH Cyrih refuzon të plotësojë pyetësorin e qeverisë amerikane
-
Sektori farmaceutik zviceran përballet me pasiguri pas kërcënimit të taksave të reja amerikane