Gjuha
Gjeneva thërret fëmijët për të mësuar gjuhën shqipe
Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Gjenevë këtë vit shkollor ka hapur dhe klasë të reja më qëllim që nxënësve të ju mundësohet sa më pak rrugëtim dhe më shumë kualitet mësimor.
Komiteti i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Gjenevë vitin e ri shkollor 2011-2012 e ka filluar në një frymë krejt të re duke gëzuar mbështetje insitucionale nga Republika e Kosovës dhe njëkohësisht nga Republika e Kantoni i Gjenevës.
Qëllimet e këtij Komiteti të përkushtuar në obligimet e tyre, bëjnë që këtë vit LAPSH-ja hedh hapa të rinjë duke vërë para saj edhe sfida të reja që duhet tejkaluar.
Në qendër të halleve të saj LAPSH-ja ka pjesëmmarjen e nxënësve nga shtete të Ballkanit ku flitet gjuha shqipe e që sot ata ndjekin mësmin fillor në kanton të Gjenevës. Nga mosha 7 deri në 12 vjeqare, në Gjenevë janë mëse 950 nxënës që gjuhë të tyre amtare kanë gjuhën shqipe. LAPSH-ja këtë vit shkollor ka hapur dhe klasë të reja më qëllim që nxënësve të ju mundësohet sa më pak rrugëtim dhe më shumë kualitet mësimor. Qëllimi thelbësor është dhe numri tyre i përcaktuar për një klasë gjë që mundëson një pjesëmarrje më aktive të nxënësve dhe kualitet të pamohueshëm të mësimdhënies.
Komiteti nuk ka lënë anash as mësimdhënëset e angazhuara në LAPSH, duke punuar rreth statusit të tyre dhe formacioneve pédagogjike në përputhje me sistemin shkollor gjenevas.
Është punuar dhe po punohet ende nje plan që të bëjë mbulesën gjeografike në shpërndarje të klasave nëper komuna apo lagje të ndryshme të Gjenevës si dhe ngarkesa apo ndarja e arsyeshme e këtyre klasave për çdo mësimdhënës të LAPSH-së.
Grupe të punës janë krijuar në kuadër të këtij Komiteti me qëllim që të plotësohen kërkesat e prindërve ndaj kësaj strukture dhe vet zhvillimit të saj. Si rezultat i gjithë këtij riorganizimi LAPSH-ja synon që për fëmijët që kanë gjuhë amtare gjuhën shqipe të bëjë gjithë çështë e mundur që këta fëmijë të ndjekin me vullnet mëmin plotësues në shqip, që këta fëmijë të ndjejnë kënaqësi gjatë zhvillimit të orëve mësimore dhe mbi të gjitha, prindërit dhe LAPSH-ja dëshirojnë parasegjithash të ndihmojnë këta fëmijë që të njohin identitetin kombëtar, mosnjohja e të cilit sjell shpeshëher çrregullime serioze tek të rinjtë e sidomos në moshën e tyre të adoleshencës.
Andaj, lexues të këtij shkrimi, prindër, vëlla apo motra të një fëmiu që ka moshën nga 7 deri në 12 vjeçare dhe që jeton në Kanton të Gjenevës, bëni atë që ne duhet t’a bëjmë për lumturinë e tij, mbështeteni këta fëmijë engjellor në zhvillimin e tyre inelektual e fizik, sepse ata mund të na mallkojnë nesër ngase sot ne jemi përgjegjës të tyre.
Për 950 nxënënësve që vijnë nga trojet shqiptare e që sot janë fillorist në Gjenevë ne kemi arritur të rezervojmë 342 banka të lira në 20 klasë mësimi, andaj mos i lëni të zbrazura por bashkangjituni në vargun e 232 nxënësve që përfitojnë për momentin kënaqësi nga kjo mundësi e mrekullueshme.
LAPSH të gjithë të interesuarve të gjuhës shqipe në Kanton të Gjenevës ju dërgon këtë letër :
LAPSH Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në ZvicërALEV Albanischer Lehrer – und Elternverband “Naim Frashëri” in der iSchweizLEPA Ligue des Enseignants et des iParents Albanais “Naim Frashëri” en SuisseLIGA Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi “Naim Frashëri” in Svizzera
LAPSH- Këshilli kantonal në Gjenevë
Gjenevë, tetor 2011
Të nderuar prindër,
Për këtë vit shkollor, fëmijët tuaj që nga klasa e 4-të deri në të 8-ën kanë mundësinë të ndjekin kurset javore të gjuhës shqipe organizuar nga LAPSH-i në Gjenevë qysh prej vitit 1991.
Kjo shoqatë punon në bashkëpunim të ngushtë me Seksionin e Arsimit, të Kulturës e të Sporteve të Gjenevës dhe me ndihmën financiare të Zyrës së Integrimit të të Huajve (BIE/DSE) dhe komunave të mëdha të kantonit të Gjenevës.
Falë subvencioneve kantonale dhe komunale, prindërve u kërkohet të paguajnë vetëm 50 franga në vit, për familje. Shoqata Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) për Gjenevën ka punësuar mësues /e të përgatitur, veprimtaria e të cilëve mbështetet në një rregullore që siguron cilësi të mësimdhënies.
Atëherë, bëni që fëmijët e juaj të përfitojnë nga kjo mundësi e të zhvillojnë njohuritë e tyre në gjuhën dhe kulturën e origjinës. Mos u rezervoni të na kontaktoni për hollësira të mëtejshme e për mënyrat e regjistrimit.
Çdo vit disa qindra fëmijë regjistrohen prej prindërve të tyre. Ata janë grupuar në klasa që gjenden në ndërtesa shkollore të qytetit të Gjenevës dhe të lagjeve përreth.
Është vërtetuar shkencërisht që te fëmijët që shkollohen në një gjuhë jo-amtare, ndjekja plotësuese e kurseve në gjuhën amtare krahas frëngjishtes, ndihmon në mënyrë të dukshme që ata të kenë rezultate më të mira në të dyja gjuhët. Ndërkohë, njohja gjuhëve të origjinës ndikon që edhe vet prindërit të jenë më të mobilizuar për integrimin e fëmijëve të tyre.
Këto kurse të gjuhës e të kulturës së origjinës janë tashmë të pranuara si vlerë publike nga kantoni i Gjenevës. Ligji federal për gjuhët (LLC) këshillon, gjithashtu, nxitjen e mësimit të gjuhës amtare për fëmijët që shkollohen në gjuhë jo-amtare.
Jashtë grupeve të interesit, asnjanëse politikisht dhe nga aspekti fetar, LAPSH-i u përgjigjet nevojave kolektive dhe domosdoshmërisë së edukimit e të shkollimit të mijëra te rinjve që vijnë nga diaspora shqiptare e Zvicrës. Shoqata Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” (LAPSH/LEPA), themeluar më 1995 me miratimin e autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është përgjegjëse për mësimin e gjuhës shqipe në Zvicër. Konferenca zvicerane e drejtuesve kantonalë të arsimit shtetëror (CDIP/EDK) e ka njohur zyrtarisht LAPSH-in, si një organizatë që përfaqëson interesat gjuhësore e kulturore te shqiptarëve në Zvicër.
Duke shpresuar që ju do të na bashkoheni në përpjekjet tona për të përforcuar identitetin kulturor të të rinjve tanë, nënshkruesit e kësaj letre janë në gatishmëri të plotë për t’ju dhënë këshillat e nevojshme dhe për të organizuar regjistrimet.
Përshëndetjet më të mira.
Në emër të Kryesisë të LAPSH-it :
– Agim Paçarizi, kryetar, tel: 076 556 71 64
– Ali Mehmeti, sekretar, tel: 079 393 56 21
– Fadil Avdiu, arkëtar, tel: 078 619 27 47
E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë