Made in Kosova
Një Kosovë e vogël në shitoren ushqimore në Zvicër
“Një Kosovë e vogël, i bëra një stendë të veçantë në shitore me flamur”, kujton Refiku ardhjen e produktit të parë kosovar në Cyrih
Produktet të cilat prodhohen në Kosovë, ndonëse me shumë vështirësi, kanë arritur të depërtojnë në tregun zviceran. Paragjykimet se këto prodhime nuk janë cilësore dhe nuk mund të jenë konkurruese me produktet zvicerane, kanë filluar të zhduken, bëjnë të ditur ata që i shesin nëpër marketet e tyre nëpër Zvicër.
Refik Syli mban mend se kur kishte filluar punën me marketin në Schlieren të Cyrihut, nuk kishte asnjë nga produktet kosovare.
Edhe pse në një skaj të qytetit, marketi i shqiptarit me origjinë nga Pasjaku i Gjilanit frekuentohet nga të gjitha nacionalitetet, e më shumë nga shqiptarët ngase tani në raftet e tij ka me dhjetëra produkte nga Kosova në mesin e mbi 1 mijë produkteve nga të gjitha vendet e Ballkanit.
- Prodhimet e para kosovare, nga viti 2011
Ishte i veçantë për afaristin nga Kosova viti 2011 kur në marketin e tij arrin produkti i parë nga Kosova. Ishte “vegeta”, produkt nga qyteti i Ferizajt. “Një Kosovë e vogël, i bëra një stendë të veçantë në shitore me flamur”, kujton Refiku ardhjen e produktit të parë kosovar në Cyrih.
Pastaj, nga 2012 vijnë një nga një turshitë nga Kosova, produkte këto shumë të kërkuara në tryezat e shqiptarëve sidomos gjatë dimrit. “Tashmë është gjithçka më lehtë, atëherë ishte shumë i vështirë transporti i tyre”, thekson Syli duke numëruar me krenari produktet që ua sjell bashkëkombësve të tij në Cyrih: kafe, çaj, ajvar, turshi etj.
Janë dhjetëra markete në Zvicër që menaxhohen nga shqiptarët, thotë ai, duke vënë theksin në rritjen e cilësisë së produkteve të vendlindjes. “Ende ka mangësi, sidomos në ambalazhin e produkteve dhe në afatin që u skadon pas më shumë se 6 muajve edhe pse iu shkruan 2 vjet”, tërheq vërejtjen Syli.
- Tash mallin nuk e shet malli për vendlindjen por kërkohet cilësia
Konsumatorët më herët i blinin këto produkte vetëm për shkak të mallit për vendlindjen, mirëpo tani po kërkojnë edhe cilësi, tregon Syli, që është edhe menaxheri këtij biznesi familjar dhe i një fabrike të prodhimit të mishit.
Jo vetëm kaq, ai importon edhe qengja pollogu të Tetovës për t’i furnizuar restorantet me mish në Zvicër. Nga viti 1996, Syli menaxhon një fabrikë me produkte të mishit në Regensdorf.
Refiku bashkë me tregtarë tjerë shqiptarë do të realizojnë një vizitë në Kosovë për të parë nga afër prodhimin e produkteve me potencial eksporti në Zvicër. Vizita e tillë do të organizohet nga ambasadat e Zvicrës dhe Gjermanisë në Prishtinë.
Nga kjo vizitë karvanit të eksportit të produkteve në Zvicër mund t’i shtohen edhe shumë të tjera…
Ende ka mangësi
“Ende ka mangësi, sidomos në ambalazhin e produkteve dhe në afatin që u skadon pas më shumë se 6 muajve edhe pse iu shkruan 2 vjet”, tërheq vërejtjen Syli. Konsumatorët më herët i blinin këto produkte vetëm për shkak të mallit për vendlindjen, mirëpo tani po kërkojnë edhe cilësi, tregon Syli nga shitorja Metzgerei Refik.
Profili i kompanisë
- Adresa: Schulstrasse 60 8952 Schlieren
- Aktiviteti: Mishtore
- Tel: 079 279 89 71 & 043 433 43 43
- Fax: 044 434 44 44
- Web: www.metzgerei-refik.ch
- E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?