Integrimi
Gjermani:50 për qind e studentëve të huaj përfundojnë studimet
Gjysma e studentëve të huaj në Gjermani nuk përfundojnë studimet, ndërsa gjithnjë e më shumë të diplomuar largohen nga vendi
Ekspertët bëjnë thirrje për të ndryshuar sistemin arsimor dhe rregullat e vizave, raporton DW.
Ndërkohë që universitetet gjermane po përgatiten për fillimin e viti të ri akademik, studentët e huaj i pret një rrugë e vështirë.
Kurset e gjuhës pa pagesë janë hequr nga pjesa më e madhe e universiteteve në vitet e fundit. Në landin më të madh të Gjermanisë, Nordrhine-Westfalen (NRW), janë mbyllur shkollat shtetërore, që përgatisnin studentët e huaj për provimet e detyrueshme të pranimit.
Shtatë shkollat pa pagesë janë zëvëndësuar nga dy kolegje private: “Cologne Prep Class”, tarifa vjetore e së cilës është 5000 euro në vit dhe “Freshman Institute” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Achen, ku tarifa vjetore është 16 mijë euro, duke përfshirë edhe akomodimin.
Shkolla e vetme përgatitëse e Brandenburgut gjithashtu është mbyllur. Me mbylljen e këtyre shkollave në Gjermani ekziston frika se kjo do të shkojnë në favor të kolegjeve me pagesë dhe studentëve të huaj qe janë të pasur, por do të bllokojë aksesin e universiteteve gjermane.
11.5 përqind e të gjithë studentëve në Gjermani janë të huaj dhe është vendi i katërt në botë për numrin e studentëve të huaj pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Australisë
Cilësia e mësimdhënies, siguria dhe kostoja e ulët për shkollim, vazhdojnë të jenë faktorët më të rëndësishëm, që studentët e huaj zgjedhin të studiojnë në universitetet gjermane, përveç tërheqjes nga kultura europiane dhe historia.
Sipas statistikave të fundit nga Shërbimi Gjerman i Shkëmbimit Akademik, DAAD, numri i studentëve të huaj në universitetet gjermane ka shkuar nga 5600 në 244 775 në vitin 2010.
Por shifrat nga Sistemi i Arsimit të Lartë në Gjermani janë shokuese. Vetëm 50 përqind e studentëve të huaj përfundojnë studimet e tyre në Gjermani, duke vënë në dyshim besueshmërinë e provimit të pranimit në universitet dhe efiçencën e shkollave përgatitëse, që shumë vetë i shohin si pengesë, që u bëhet studentëve të huaj.
Presidenti i Shoqatës Kombëtare të Studentëve të Huaj, Johannes Glembeck, beson se sistemi aktual është diskriminues, si pasojë e opinionit mbarëbotëror se arsimi gjerman është më i miri. Ai thotë se do të pëlqente që shkollat përgatitëse të mbylleshin dhe mësuesit të transferoheshin, për të zhvilluar kurse integrimi në universitetet gjermane.
“Ne nuk duam të shohim që studentët e huaj të izolohen në shkollat përgatitore,” thotë ai për Deutsche Welle.
Pjesa më e madhe e studentëve të huaj në Gjermani janë nga Kina, Rusia, Polonia, Bullgaria dhe Turqia, vende me të ardhura të vogla për individin.
Shifrat e publikuara nga Shoqata Kombëtare për Çështjet e Studentëve tregojnë se studentët beqarë në nivelin bachelor shpenzojnë mesatarisht 725 euro në muaj, në krahasim me 812 euro, që shpenzojnë kolegët e tyre gjermanë.
Studentët e huaj janë gjithashtu të kufizuar edhe në punë, për shkak të rregullave të vizave, ata nuk mund të punojnë më shumë se 90 ditë në vit.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara