Shkurt.ch
Zvicër: Fluks i madh i votave me postë
Dy ditë para zgjedhjeve nacionale vendvotimet janë vërshuar nga zarfet me fletëvotime
Në Zvicër, numri më i madh i votuesve votojnë përmes postës. Dhe votuesit postarë zakonisht i presin ditët e fundit për ta kryer obligimin e tyre qytetar. Kështu edhe këtë vit, dy ditë para zgjedhjeve nacionale vendvotimet janë vërshuar nga zarfet me fletëvotime. Ky fluks po ndjehet gjatë gjithë javës, shkruajnë mediet zvicerane.
Por ende nuk mund të bëhet ndonjë konstatim lidhur me numrin, të rritur ose të zvogëluar të votuesve me postë. Kështu, në disa qytete është shënuar një numër më i madh i votuesve të tillë krahasuar me zgjedhjet e para katër viteve, ndërkohë që në qytete tjera ky numër është më i vogël.
Në Winterthur, për shembull, deri në paraditen e të enjtes, 37.7% të qytetarëve me të drejtë vote kishin votuar me postë. Kjo përqindje përbën një rritje prej 8% krahasuar me vitin 2007. Nga ana tjetër, në Lozanë deri të mërkurën, përmes postës kishin votuar 28.5%, ndërsa në zgjedhjet e katër viteve më parë këtë e kishin bërë 39%.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër Spitalet zvicerane varen gjithnjë e më shumë nga mjekët e huaj...
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë